Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Antibiotikët dhe stresi ndikojnë në shëndetin e kockave

Jetë 13/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizmi i njeriut është strehë e të paktën e triliarda baktereve të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin.

Ato janë organizma  mikroskopikë një-qelizorë të dobishme për sistemin imunitar dhe atë tretës. Ato ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe së bashku mund të peshojnë deri në 2 kilogramë.

Bakteret ndahen në mbi 1000 specie dhe në dy kategori: të mira dhe të këqija.

Për fat të mirë, të dy kategoritë jetojnë në harmoni të plotë me njëra tjetrën.

Sidoqoftë, ky ekuilibër është i brishtë dhe prishet nga përdorimi i antibiotikëve.

Shëndeti i Kockave dhe Mikrobet e Stomakut

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se përdorimi i antibiotikëve ndikon fort në zhvillimin e skeletit të njeriut pas fazës së pubertetit.

Kjo fazë zhvillimi është përgjegjëse për të paktën 40 përqind të masës kockore. Shëndeti i skeletit është gjithashtu në varësi të mikrobiomës së stomakut.

Ndikimi I Antibiotikëve Në Qelizat e Palcës Kockore

Metabolizmi i kockave është në varësi të një procesi delikat.

Përdorimi i antibiotikëve ndikon në shpërbërjen e masës kockore dhe çlirimin e mineraleve, sidomos kalçiumit, nga lëngjet kockore në gjak.

Një gjë e tillë mund të jetë rezultat i një reagimi imunitar që shkaktohet nga ndryshimet në mikrobiomë.

Si pasojë e antibiotikëve, komunikimi mes sistemit imunitar dhe qelizave të kockave shpërbëhet dhe ka ndërprerje të dëmshme.

Një gjë e tillë dëmton ndjeshëm skeletin e njeriut.

Ndikimi i Stresit dhe Antibiotikëve Në Stomak  Njësoj Si Ai I Ushqimeve Të Shpejta

Ndryshimet në komunitetin e brendshëm të baktereve që vijnë si pasojë e stresit janë njësoj të dëmshme si ato të shkaktuara nga ushqimet e shpejta.

Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.

Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen.

Këto probleme zgjidhen me përdorimin e probiotikëve të cilët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm; detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm; prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar./AgroWeb/

 

Artikulli paraprakAnastrozole, ilaçi parandalues i kancerit të gjirit: Çfarë duhet të dini
Artikulli i rradhës Zbulimi i sensorit të lëndëve ushqyese në mitokondri: Një hap para drejt shëndetit qelizor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.