Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSh: Shumica e spitaleve në Gazë janë mbyllur

Lajme 15/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetëm çereku i spitaleve në Gazë janë ende funksionale, pasi 26 nga 36 institucionet shëndetësore tashmë janë mbyllur, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas OBSH-së, spitalet që kanë dalë jashtë funksionit ose janë dëmtuar, ose kanë mbetur pa karburante.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka humbur kontaktin me stafin shëndetësor në spitalin Shifa, që është spitali më i madh në Gazë. Kështu tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, më 15 nëntor në Gjenevë. Ai tha se bastisja e ushtrisë izraelite në këtë institucion “është totalisht e papranueshme”.

Afër 82 trupa nga Shifa janë varrosur në një varrezë masive të mërkurën, ndërkaq 80 trupa të tjerë nuk janë varrosur ende, tha mjeku Rik Peeperkorn, i cili është përfaqësues i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën. Ai tha se 45 pacientë po trajtohen me dializë dhe në spital nuk ka rrymë, ujë dhe sistemi për furnizim me oksigjen ka dalë jashtë funksionit.

Peeperkorn tha se disa organizata, përfshirë OBSH-në, “në mënyrë urgjente po eksplorojnë për mundësinë e një evakuimi të pacientëve dhe stafit shëndetësor”. Ai bëri thirrje që të bëhet një plan për evakuimin nga Gaza të afër 2.000 pacientëve të sëmurë rëndë. Ai tha se ky evakuim do të mund të bëhej në tre muajt e ardhshëm dhe këta pacientë do të mund të dërgoheshin në Egjipt.

Ushtria izraelite të mërkurën nisi një bastisje në spitalin Shifa, duke thënë se Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka një qendër komanduese brenda dhe rreth spitalit. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Hamasi dhe stafi i këtij spitali.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, pasi ky grup ekstremist kreu sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit më 7 tetor duke vrarë të paktën 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë. Si pasojë e sulmeve të pareshtura izraelite në Rripin e Gazës – të banuar nga 2.3 milionë palestinezë – janë vrarë mbi 11.000 palestinezë. /REL

Artikulli paraprakStudimi zbulon lidhjen e përvojave pozitive të fëmijërisë me çrregullimet e ngrënies
Artikulli i rradhës Shqipëri: Edukatorja dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar me autizëm

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.