Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aspirina, ndihmë apo rrezik për trurin? Studimi tregon efektet anësore tek të moshuarit

Jetë 24/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i fundit ka nxjerrë në dritë shqetësimet lidhur me përdorimin e aspirinës për parandalimin e goditjes në tru tek të moshuarit. Aspirina, e përdorur shpesh nga mjekët për trajtimin e goditjeve në tru, tani po shqyrtohet më kritikisht për rrezikun e mundshëm të gjakderdhjes së trurit.

Goditjet në tru ndahen në dy lloje kryesore: iskemike dhe hemorragjike. Ndërsa njerëzit plaken, rreziku i mpiksjes së gjakut dhe goditjes iskemike rritet. Për të parandaluar këtë rrezik, mjekët kanë përdorur aspirinën, e njohur për aftësinë e saj për hollim të gjakut, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, studimi australian, i publikuar në JAMA dhe i bazuar në analizën e 19,114 pjesëmarrësve mbi moshën 70 vjeçare, sugjeron se dozat e rregullta të aspirinës për njerëzit e moshuar që nuk kanë pësuar goditje në tru kanë më shumë rreziqe sesa përfitime. G

jatë periudhës së studimit, një grup mori doza të vogla ditore të aspirinës, ndërsa grupi tjetër mori një placebo. Rezultatet treguan se 1.5% e atyre që merrnin aspirinë përjetuan një goditje iskemike, krahasuar me 1.7% të grupit placebo. Në të njëjtën kohë, 1.1% e pjesëmarrësve që merrnin aspirinë përjetuan gjakderdhje në tru, krahasuar me 0.8% të grupit placebo.

Një studim tjetër vuri në dukje se marrja e aspirinës rregullisht mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të anemisë, veçanërisht te njerëzit mbi 65 vjeç. Efektet anësore nga marrja e aspirinës përfshijnë dispepsi të lehtë dhe një tendencë për gjakderdhje më të lehtë. Këshillohet që të moshuarit të jenë të kujdesshëm, veçanërisht kur bëjnë aktivitete që mund të shkaktojnë lëndime ose prerje./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMetabolizmi i lartë mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese e hershme e Alzheimerit
Artikulli i rradhës Vendosja e valvulës aortike me transkateter sjell shpresë për pacientët me stenozë të aortës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.