Një djalë i moshës 18 vjeçare, dyshohet se është vetëvrarë gjatë ditës së sotme në fshatin Llukë të Deçanit.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Viktima është i lindur në vitin 2005, dyshohet se është vetëvrarë”, është shprehur Nikçi.
Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.


