Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ecja më shpejt: Mjet i efektshëm për uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2

Jetë 29/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i fundit sugjeron se ecja me një ritëm më të shpejtë mund të jetë mjeti i duhur për të ulur rrezikun e diabetit të tipit 2. Shpejtësia e ecjes shihet si faktori kyç për përfitimet shëndetësore, pavarësisht nga distanca e ecurisë.

Studiuesit, duke analizuar 10 studime me mbi 500,000 pjesëmarrës, zbuluan se shpejtësia e ecjes ka një lidhje të ngushtë me rrezikun e diabetit të tipit 2. Krahasuar me shëtitjet me ritëm më të ngadaltë, ecja mjaft e shpejtë reduktoi rrezikun me rreth 39%, shkuan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.

Shëtitjet me një shpejtësi prej 3 deri në 4 milje në orë u shoqëruan me një rrezik 24% më të ulët të diabetit të tipit 2, krahasuar me shëtitjet më të ngadaltë. Përfitimet ishin të dukshme pa marrë parasysh distancën e ecurisë.

Çdo rritje prej 1 km në shpejtësi shoqërohej me një ulje prej 9% të rrezikut. Në thelb, shpejtësia e ecjes doli si tregues i rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit dhe uljen e rrezikut të diabetit.

Ekspertët këshillojnë fillimin e një rutine të përditshme ecjeje, fillimisht duke nisur ngadalë. Përdorimi i një hapamatori dhe ndjekja e numrit të hapave mund të ndihmojnë në monitorimin e aktivitetit fizik.

Dr. Minsha Sood, endokrinologe në spitalin Northwell Lenox Hill në Nju Jork, theksoi rëndësinë e aktivitetit fizik dhe ndikimin e shpejtësisë së ecjes në shëndetin e përgjithshëm. Ajo rekomandon nisjen e një programi ecjeje gradualisht, duke shtuar kohën dhe intensitetin me kalimin e kohës.

Ky studim sjell një perspektivë të re në lidhje me rëndësinë e shpejtësisë së ecjes në parandalimin e diabetit të tipit 2 dhe mund të jep udhëzime të rëndësishme për ata që janë të angazhuar në mbajtjen e një stili jetese të shëndetshëm./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJo vetëm një sëmundje e duhanpirësve: Thyerja e stigmës së kancerit të mushkërive
Artikulli i rradhës Disa medikamente të ADHD mund të rrisin rrezikun e sëmundjes së zemrës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.