Alban Olluri është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale.
Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale është bërë me ushtrues detyre të drejtorit. Në këtë pozitë është emëruar kirurgu Alban Olluri, shkruan Gazeta Shneta.
Olluri në këtë pozitë ka ardhur pas dorëheqjes së Mergime Prekazi-Loxha. Kjo e fundit dha dorëheqje edhe nga puna në QKUK.
Prekazi-Loxha para se të jepte dorëheqje kishte pasur një diskutim me drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së Elvir Azizi. Një nga çështjet që ishin diskutuar në këtë takim ishte edhe puna në sallë të operacionit vetëm dy deri tre herë në javë.
Këtë çështje Prekazi-Loxha e kishte përmendur si sfidë edhe në një intervistë në Gazetën Shneta.
“Mungesës së anesteziologëve, maksimumi mund të punojmë 2 deri 3 herë në javë dhe këto ditë duhen shfrytëzuar për pacientët me prioritet (tumore, trauma, fëmijë me carje të buzës dhe qiellëzës)”, kishte thënë ajo. /Gazeta Shneta/




