Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Mitrovicës mbetet pa menaxhment, japin dorëheqje Beqiri, Rexha, Habibaj dhe Mustafa

Lajme 07/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës është përfshirë sot nga një valë e dorëheqjeve në menaxhment.

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka mbetur pa menaxhment. Para gjysmë ore kanë dhënë dorëheqje i gjithë menaxhmenti ekzekutiv, shkruan Gazeta Shneta.

Enver Beqiri ud. i drejtorit ekzekutiv; Fatbardh Rexha ud. i drejtorit shëndetësor; Merita Habibaj ud. drejtoreshë e Infermierisë dhe Hajrije Mustafa ud. drejtoreshë operative, i kanë lënë pozitat sot.

Lajmin për dorëheqje Gazeta ka e mësuar nga burime brenda spitalit, ndërsa arsyet e dorëheqjes ende nuk janë konfirmuar. Jo zyrtarisht mësohet se arsyeja mund të jenë personat e emëruar nga Beqiri në pozitat drejtuese në menaxhment, emërimi i të cilëve nuk është përkrahur nga menaxhmenti i SHSKUK-së.

Gazeta Shneta ka provuar të marrë versionin e tashmë ish-drejtorit Enver Beqiri, dhe ish-drejtoreshës Operative, Hajrie Mustafa, mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.

Kujtojmë se Beqiri erdhi në këtë pozitë para një muaji, pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Luljeta Zhubi. Pas marrjes së detyrës Beqiri ka emëruar edhe udhëheqësit tjerë të cilët sot kanë dhënë dorëheqje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJaponia do të legalizojë medikamentet me bazë kanabisi
Artikulli i rradhës Numri i të vrarëve në Gaza kalon mbi 17 mijë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.