Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mospajtime në mesin e deputetëve për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor

Lajme 12/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka shqyrtuar Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, raporton Ekonomia Online. Kryetari i Grupit Punues Burim Meta, përmendi disa ndryshime që janë bërë.

“Ne kemi pasur edhe përkrahjen e organizatave ndërkombëtare dhe vendore që merren me shëndetin e gruas. Kemi pasur dy punëtori ku ka qenë edhe ministri i shëndetësi që ka propozuar disa çështje që kemi pranuar që të ndryshohen. Propozimit e Ministrit dhe Ministrisë i kemi përfshi në draft. Kemi edhe amendament e deputetëve që nuk kanë qenë të pranuar nga shumica e anëtarëve të grupit punues”.

“Deri me tani çka kemi hequr dhe shtuar si komponentë ka qenë steriliteti i cili nuk përkon me emërtimin e këtij ligji. Ka qenë edhe te shëndeti prodhues kemi shkuar me fertilizmin e asistuar. Steriliteti është hequr se këtu kemi të bëjmë me krijim”, tha ai.

Deputeti i VV-së, Mirsad Shkreta, tha se në këtë Projektligj nuk duhet që disa propozime të votohen e disa jo, kjo pasi sipas tij, do të krijojë probleme në implementim.

“Ky ligj na ka ballafaquar për këtë arsye kemi pasur divergjenca dhe kemi pasur mos dakordancë edhe pse i kemi pasur qëllimet e mira nga gjithë propozuesit. Fillimisht është trajtuar gabimisht se si janë adresuar problemet. Koncepti neve vetëm sa na largon. Nëse hyjmë disa pjesë të amendamenteve i votojmë e disa jo ky ligj bëhet një mish-mash. Propozimi im është ose për ato propozime ose ato, nëse hyjmë me disa propozime e disa jo atëherë do të ketë problem në implemntim.  Edhe ashtu siç është unë kam shqetësimet e mija në implementim”, tha ai.

Deputetja Albena Reshiti tha se në këtë Projektligj janë marr shumë pak për bazë adresimet e profesionistëve.

“Unë mendoj që pas leximit të këtyre amendamenteve që ju keni punuar unë mendoj që duhet ende të punohet për këtë projektligj. Janë marr shumë pak për bazë adresimet e profesionistëve. Pasi është ndryshuar titulli pse nuk është ndryshuar edhe pjesa tjetër. Për shembull shkruhet individ, individi në këtë kontekst është i pa logjikshme sepse ju jap të drejtën të gjithëve më Kosovë pra edhe meshkujve, kjo mund të sjell  pasoja juridike që mund të thirren në të drejtat e njeriut shkelje të cilat mund të përfundojnë edhe në Gjykatën e Strasburgut”.

“Ne po ndikojmë në mënyrë indirekte që ta ndryshojmë edhe gjenetikën për ato familje që nuk kanë mundësi të krijojnë fëmijë në mënyrë natyrale dhe me material gjenetik të tyre. Ju e dini qe edhe në dëgjim publik e përmendem se ku po i marrin këto dhurues qiftet tona. Thanë që po i marrin në Beograd, nga Ukraina, në Turqi, në Qipro e kështu me radhë. Pse të mos e krijojmë një mundësi, që me ligjin e tij e ka që mundësin që dhuruesi.

Kryesuesja e këtij Komisioni Fatmire Kollçaku, tha se pikërisht për ta rregulluar gjithë këto probleme që përmenden deputetët, që tani janë jashtë kontrollit është sjell ky Projektligj, raporton EO.

Deputeti i AAK-së Shemsedin Dereshaj, tha se nga ky debat është duke u parë pesha e këtij Projektligji.

“Nga ky debat po shihet pesha e këtij ligji, të debatohet kjo çështje në një shoqëri tradicionale është problematike. Nuk është e vërtetë që ky ligj i fut në kontroll spitalet private për fertelizim. Pajtohem që është problem me implementimin e këtij ligji”.

“Këtu e kemi një problem se me propozimet e dhëna, këtu duhet të dihet se a duam çiftëzim hetorolog a po jo, kjo është pikë. Unë mendoj që shuma ma lehtë është të kontrollohet banka e qelizave në vend, se sa të na ndodh imoportimi i qelizave nga vendet e tjera. Këtu duhet që të sillet komplet debati”, tha ai.

Artikulli paraprakOBSH-ja bën thirrje që spitalet e Gazës të mos sulmohen
Artikulli i rradhës Qeveria e Kosovës në krye të akuzave për mungesën e progresit në mbulimin e kujdesit shëndetësor

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.