Robert Gashi 18-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore. Nëna e tij ka bërë thirrje për ta ndihmuar financiarisht për shkak të kostos së lartë të trajtimit në Turqi.
Robert Gashi është një djalë 18-vjeçar nga Prishtina i cili është duke vuajtur nga një infeksion i rëndë pas trajtimit nga kanceri. Ai është i shtrirë në një spital në Turqi dhe për trajtim i nevojiten 28 mijë euro në dy javët e ardhshme, shkruan Gazeta Shneta.
Nëna e tij Afërdita e cila është vetushqyese në bisedën me Gazetën Shneta nuk mund ta mbaj vetën nga dhimbja për të birin. Mes lotësh ajo ka thënë se djali është në gjendje të rëndë shëndetësore pas një trajtimi që ka marr për shkak të sëmundjes së kancerit.
“Në shkurt të këtij viti është diagnostikuar me kancer lymfomë, një prej llojeve më agresive të kancerit. Është trajtu fal ndihmave nga fondacioni i Elvis Nacit. Gjatë rrezatimeve, djali ka fituar një infeksion të rëndë dhe fondacioni më kanë thënë se nuk i përkrahin rastet për herë të dytë. Ne kemi nevojë për 28 mijë euro për trajtim në dy javët e ardhshme”, ka thënë nëna Afërdita e cila është punëtore shëndetësore në QKUK.
Ajo ka thënë se ka udhëtuar urgjentisht para një jave në Turqi për t’ia dhënë shansin djalit që të trajtohet. Deri më tani ka qëndruar me përkrahjen e familjarëve të saj.
“Djali ka nevojë për marrjen e një injeksioni i cili kushton 5 mijë euro një dozë. Poashtu ka nevojë për trajtim me barna tjera, vitamina, kortikosteroide dhe terapi me oksigjen hiperbarik”, ka thënë nëna Afërdita.
Ajo ka thënë se kishte kërkuar ndihmë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për të bërë një PET CT për të birin dhe kishte pritur rreth dy muaj për përgjigje. “Çmimi ka qenë 1200 euro, por Fondi më kanë dhënë vetëm 450 Euro”, ka thënë ajo.
Afërdita ka thënë se deri më tani ka pranuar në llogarinë e saj mbi 1 mijë euro nga donatorët.
Të gjithë të interesuarit për të ndihmuar Afërditën për trajtimin e të birit Robertit, mund të bëni transferin e mjete në llogarinë e saj në TEB Bank: XK05 2011000038860083.
Numri i telefonit të Afërdita Gashit: +38345848724





