Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Lajme 13/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Në Prishtinë u arrestua një burrë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.

“Prishtinë 12.12.2023-14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Poashtu në Prishtinë, u arrestua e më pas u lirua një burrë që sulmoi fizikisht një grua.

“Prishtinë 12.12.2023-19:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari kosovar e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

E në Lipjan u paraqit në polici një burrë për veprën “dhunë në familje”.

“Lipjan,12.12.2023-18:00. Lidhur me rastin e lartcekur në stacion të policisë është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar së bashku me viktimën kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, është inicuar rasti në procedurë të rregullt”, thuhet tutje aty.

Edhe në Pejë u arrestua një person për dhunë në familje.

“ Pejë 12.12.2023-18:00.  Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar, me ç’rast edhe ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në raport.

“Pejë,12.12.2023-20:30. Është arrestuar i dyshuari  kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, konfirmon policia.

Artikulli paraprakLopë në oborrin e Spitalit të Pejës, reagon ky i fundit
Artikulli i rradhës Sëmundja “meksikane” alarmon SHBA, çfarë është RMSF

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.