Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto bimë duhet t’i mbani në shtëpi, ndihmojnë në parandalimin e ftohjes

Jetë 18/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka treguar se bimët e brendshme mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit që qarkullon në shtëpi dhe për rrjedhojë shmangin një ftohje të zakonshme.

Eksperti i mirëqenies Dr Tim Bond shpjegoi për Mirror se si bimët luajnë një rol të madh në shëndetin dhe mirëqenien tonë, duke thënë:

“Vajrat esencialë që rrjedhin nga bimët ndihmojnë në luftimin e ftohjes dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes duke reduktuar toksinat, mykun e brendshëm dhe bakteret dhe duke përmirësuar kështu cilësinë e ajrit. Cilësia e dobët e ajrit të brendshëm ndihmon në përhapjen dhe përkeqësimin e sëmundjeve të frymëmarrjes.

Pastrimi i ajrit me vajra esencialë me bazë bimore që kanë efekte anti-inflamatore mund të ndihmojë në parandalimin e ftohjes dhe gripit, dhe ky është një lajm i mirë për shëndetin tonë imunitar”.

Eukalipt

Eukalipt, përveç në kopsht, mund të lihet edhe në ambiente të mbyllura. Është aplikuar në trajtime të panumërta të sëmundjeve të frymëmarrjes me të cilat pacientët përballen herë pas here dhe ka veti shumë të dobishme për ftohjet dhe gripin.

Livando

Livandi njihet si një ndihmesë e butë, por efektive për gjumin dhe siç e dimë të gjithë, gjumi i mirë është veçanërisht i rëndësishëm për balancimin e funksionit të sistemit imunitar dhe për të luftuar ftohjet dhe rrjedhimisht gripin. Kjo është arsyeja pse Dr. Bind e rekomandon fuqimisht atë për dhomën tonë të gjumit!

Echinacea

Bima e echinacea ka aftësinë të rritet në ambiente të mbyllura, për sa kohë që vendoset në një vend me diell apo edhe në një ballkon të mbyllur. Përdorimi kryesor i saj prej vitesh është për trajtimin dhe parandalimin e ftohjes dhe gripit sepse stimulon funksionin imunitar duke rritur efektivitetin e barrierës mukoze në traktin respirator, siç është ajo e hundës./GazetaShneta

Artikulli paraprakKatër simptomat fillestare të sklerozës
Artikulli i rradhës Gjashtë QMF-ja në Prishtinë, tashmë e bëjnë edhe ultrazërin e barkut

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.