Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studiuesit identifikojnë antitrupa të rinj që mund të përmirësojnë vaksinat e gripit

Jetë 25/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit nga Universiteti i Pitsburgut identifikuan një klasë të re antitrupash të aftë për të luftuar format e shumta të virusit të gripit.

Shkencëtarët besojnë se këta antitrupa të rinj mund të krijojnë një vaksinë gripi me mbrojtje më të gjerë për shtame të ndryshme, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Ndërsa gripi mund të mos jetë një shqetësim i madh shëndetësor për shumë njerëz, ai mund të jetë për grupe të caktuara.

Vaksinat vjetore të gripit rekomandohen për të gjithë, veçanërisht për grupet me rrezik të lartë.

Për shkak se viruset e gripit janë shumë të ndryshëm, vaksina aktuale ka tendencë të funksionojë më mirë për shtame të caktuara dhe është më pak efektive kundër të tjerave.

Për shumicën e njerëzve, infektimi me grip – nuk është një çështje e madhe shëndetësore. Personat e prekur nga gripi do të ndihen të sëmurë për katër deri në shtatë ditë, pastaj simptomat do të zhduken.

Megjithatë, kemi dhe një pjesë të popullatës ku gripi mund të shkaktojë shqetësime më serioze shëndetësore, duke përfshirë të moshuarit mbi moshën 65 vjeç, shtatzënat, fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe njerëzit me kushte të caktuara mjekësore si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe astma.

Kjo është arsyeja pse grupet si Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) rekomandojnë njerëzit të marrin një vaksinë vjetore të gripit, veçanërisht ata në grupet me rrezik të lartë.

Tani, studiuesit nga Universiteti i Pitsburgut kanë identifikuar një klasë të re antitrupash të aftë për të luftuar nëntipe të shumta të virusit të gripit.

Shkencëtarët besojnë se ky hulumtim i ri – i publikuar më 21 dhjetor në revistën “PLOS Biology”, – mund të ndihmojë në zhvillimin e një vaksine gripi me mbrojtje më të gjerë në lloje të ndryshme.

Si funksionojnë antitrupat e gripit?

Sipas Dr. Kevin McCarthy, asistent profesor i mikrobiologjisë dhe gjenetikës molekulare në Qendrën Kërkimore rreth Vaksinave në Universitetin e Pittsburgh dhe autor i studimi, megjithëse antitrupat ofrojnë mbrojtjen më të fortë kundër infeksionit të virusit të gripit, virusi evoluon vazhdimisht për t’u shpëtuar atyre.

“Nëntipe të shumta të gripit që qarkullojnë e bëjnë të vështirë përputhjen midis viruseve që qarkullojnë dhe përbërësve në vaksina,” tha Dr. McCarthy për Medical News Today.

“Antrupat në studimin tonë janë në gjendje të bllokojnë nëntipe të shumta të virusit të gripit në të njëjtën kohë.”

Megjithëse të gjitha vaksinat e aprovuara të gripit trajnojnë sistemin imunitar për të krijuar antitrupa kundër virusit të gripit, Dr. McCarthy shpjegoi se virusi i gripit evoluon për t’iu shmangur këtyre antitrupave, prandaj nevojiten vaksina të përditësuara. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMungesa e ushqimit, ilaçeve dhe ujit – Shefi i OBSH-së: Gjendje shumë e rëndë në Gaza
Artikulli i rradhës Ndjekja e një diete mesdhetare mund të ndihmojë në rritjen e mundësive për IVF të suksesshëm

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.