Një incident i trishtueshëm ka ndodhur në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, ku një foshnjë ka pësuar lëndim në pjesën e gishtit gjatë një procedure mjekësore.
Zyrtarët nga Klinika kanë konfirmuar se një mjek ka lënduar aksidentalisht foshnjën gjatë lindjes. Foshnja është menjëherë transferuar për trajtim në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe është sanuar lëndimi.
Mjekja përgjegjëse për ngjarjen është suspenduar nga puna dhe është paraqitur para Komisionit Disiplinor. Ajo është dënuar sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor dhe është ndërruar nga vendi i punës. Autoritetet po hetojnë ngjarjen për të siguruar masat e nevojshme për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen./GazetaShneta/



