Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Onkologjia në QKUK: Rreth 50,000 vizita dhe 2,000 raste të reja me kancer për vitin 2023

Lajme 29/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) prej fillimit të vitit 2023, kanë zhvilluar mbi 50 mijë vizita onkologjike.

Përveç numrit të lartë të vizitave, sipas regjistrit të klinikës, janë raportuar 2 mijë raste të reja me kancer. Në këtë kohë, Reparti i kimioterapisë ka përgatitur dhe administrur mbi 100 mijë terapi sistematike me teknika të ndryshme, duke perfshirë trajtimet tabletare, subkutane dhe intravezikale. Gjithashtu, Reparti i Radioterapisë ka ofruar mbi 31 mijë shërbime të specializuara për trajtimin me radioterapi, duke përfshirë teknikat më të fundit dhe metodat e ndërhyrjeve të realizuara nga mjekët, fizikantët mjekësorë dhe teknikët e radioterapisë.

Në këtë kontekst, Klinika Onkologjisë ka realizuar me sukses 2 mijë shërbime të Brakiterapisë në bashkëpunim të ngushtë me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e tyre zyrtare, Shërbimi i Fizikës Mjekësore ka siguruar rreth 11 mijë shërbime gjatë vitit 2023, duke ofruar shërbime të vlefshme të fizioterapisë dhe shërbime psikologjike për më shumë se 600 pacientë në nevojë.

Përveç trajtimit të pacientëve, kjo klinikë ka pasur një investim të rëndësishëm nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me QKUK. Investimi ka synuar rinovimin e hapësirave të Klinikës Onkologjisë dhe furnizimin e saj me aparaturën e dytë të rrezatimit, duke përfshirë akseleratorin linear. Kjo pajisje moderne siguron metodat më të përparuara të radioterapisë, duke përfshirë edhe radioterapinë stereotaktike.

Në këtë kohë, regjistri i rasteve të paraqitura për herë të parë në klinikën e onkologjisë ka zbuluar një rritje progresive në numrin e rasteve të reja për vitin 2023. Kjo dëshmon për përpjekjet e vazhdueshme dhe angazhimin e klinikës për trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve malinje. QKUK vazhdon të jetë një pikë referimi dhe burim i shëndetit të qytetarëve në luftën kundër kancerit./GazetaShneta/

Artikulli paraprakStudim: Rreziku i demencës në moshë të re rritet nga mungesa e vitaminës D dhe depresioni
Artikulli i rradhës FDA paralajmëron kundër injeksioneve të pamiratuara për tretjen e yndyrnave në zonat e trupit

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.