Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkelet me të madhe Ligji për Duhanin

Lajme 03/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konsumimi i duhanit në hapësira të brendshme dhe reklamimi në pikat e shitjes janë dy prej shkeljeve më të mëdha të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Nga maji i vitit 2013, Kosova ka ligj për këtë çështje. Edhe pse ka pasur iniciativa dhe mbikëqyrje për zbatim, një dekadë më pas mund të vërehet pothuajse në secilin cep të vendit se ligji në fjalë nuk është duke u respektuar, shkruan Klan Kosova.

Këtë e konfirmon edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili i thekson këto dy fusha duke thënë se ka shkelje ekstreme të ligjit.

“Përkundër faktit se duhan-pirja në Kosovë pas miratimit të këtij ligji ka shënuar rënie nga 28.4% në 25.7% (Analiza e gjendjes shëndetësore të popullatës, niveli i duhan-pirjes, IKSHPK, 2020), aktualisht janë dy fusha ku ka shkelje ekstreme të ligjit: konsumimi i duhanit në hapësira të brendshme, kryesisht në gastronomi (kafe-bare) dhe në reklamimin e duhanit në pikat e shitjes, media të caktuara, dhe në platforma të ndryshme sociale”, ka thënë ai në një përgjigje për Klankosova.tv.

Tutje, ai shton se ka një përdorim të gjerë të cigareve elektronike, Vapes dhe Sistemeve të tjera Elektronike të Shpërndarjes së Nikotinës (ENDS), përdorimi i të cilave brenda hapësirave të mbyllura është qëllim që të behët me ligjin e ri.

Sipas tij, me ligjin në fuqi, përgjegjësi për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit kanë Inspektorati Sanitar, Inspektorati i Tregut, Inspektorati Shëndetësor, Inspektorati i Punës, Inspektorati i Arsimit dhe Policia e Kosovës, por njëkohësisht kanë edhe qytetarët, pronarët e subjekteve të ndryshme dhe çdo institucion tjetër.

“Konsumimi i duhanit në hapësira të mbyllura përveç se është shkelje e ligjit dhe rrjedhimisht edhe e të drejtave të qytetarëve (rreth 2/3 që nuk e konsumojnë duhanin), të cilët sipas ligjit kanë të drejtë të jenë të mbrojtur nga tymi i duhanit dhe nga duhan-pirja pasive, është në të njëjtën kohë edhe dëshmi se institucionet përgjegjëse nuk janë duke e kryer punën e tyre ne raport me këtë ligj dhe kjo praktikë duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.

Më tej, ai thekson se nëse ligji vazhdon të shkelet, pasojat shkatërruese për shëndetin, mirëqenien dhe mjedisin do të bëhen gjithnjë e më kërcënuese dhe këtë qytetari kosovar do ta paguajë nga xhepi i tij, por më e keqja është se do ta paguajë me shëndetin e tij.

Klankosova.tv e ka kontaktuar përmes telefonit kryeinspektorin sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, për ta pyetur se sa gjoba janë shqiptuar gjatë vitit që shkoi për shkeljen e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, mirëpo i njëjti refuzoi që të japë shifra.

Kujtojmë se nga 22 maji i vitit 2013 në Kosovë është në fuqi Ligji për Kontrollin e Duhanit me të cilin pirja e duhanit ndalohet tërësisht në:

Hapësira të mbyllura publike; Hapësira të punës; Mjete të transportit publik; Vendet e lojërave për fëmijë; stadium, arenë, apo hapësirë për çfarëdo shfaqje.

Gjithashtu, ndalohet edhe:

Ekspozimi i duhanit në pikat e shitjes dhePranimi i kontributeve vullnetare nga industria e duhanit.

Artikulli paraprakSigurimet shëndetësore, sfidë edhe për këtë vit
Artikulli i rradhës Prishtina së shpejti me kamera të sigurisë me intelegjencë të lartë artificiale

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.