Ministria e Shëndetësisë do të nënshkruajë dy kontrata për furnizimin e IKSHPK-së me pajisje për laborator në vlerë hiç më pak se 150 mijë euro në lote të ndryshme.
Njëra prej kontratave është dhënë në këtë rast kompanisë “KEIS(KOSOVA EX.IMP.SUPPLY PHARMACEUT)”SH.P.K., e cila ka siguruar Lotin 1 për furnizimin me enëlarëse për dezinfektim dhe tharje për përdorim laboratorik me një vlerë prej 128,500.00 EUR.
Një tjetër kontratë ka shkuar te Vitech Sh.p.k., e cila ka siguruar Lotin 2 për drita germicide për laboratore me një vlerë prej 21,830.00 EUR.
Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës është 17.01.2024 për të dy operatorët ekonomikë, ku përcaktohet një periudhë kontratash prej 2 vitesh./GazetaShneta/




