Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhuna në shkolla, sociologia nga Shqipëria jep disa arsye pse po ndodhin këto raste

Lajme 10/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konflikti me thikë mes dy adoleshentëve brenda ambienteve të shkollës në kryeqytet risolli edhe një herë në vëmendje, sjelljet agresive të të rinjve dhe modelin që vet shoqëria po u jep atyre, duke i zgjidhur mosmarrëveshjet me dhunë, si fizike ashtu dhe psikologjike.

“Prej kohëve të fundit po vihet re një lloj agresiviteti i shtuar mes të rinjve por edhe më të vegjëlve. Edhe pse mendojnë që produkti në fund nuk mund të jetë fatal, adoleshentët e ndërmarrin një skenë të tillë të nxitur nga momenti pra nuk arrijnë ta arsyetojnë deri në fund të gjithë skenën se si duhet ta zgjidhin dhe nuk kanë një shembull konkret. Nëse të rritur i zgjidhin gjërat me dhunë, konfliktohen për gjëra më banale kjo do shumëfishohet tek më të vegjlit pra nuk mund të presim dot modele të tjera tek të vegjlit tanë kur ne jemi shembulli kryesor”- u shpreh sociologia Marsi Simo.

Mungesa e prindërve në shtëpi për shkak të angazhimeve në punë, i jep mundësi fëmijëve apo adoleshentëve të shpenzojnë më shumë kohë në rrjetet sociale, ku përmbajtja që u ofrohet është pa filtra dhe e pakontrolluar.

“Kam shpeshherë prindër që më thonë si është e mundur që fëmija im tre apo katër vjeç të jetë gjatë gjithë kohës nervoz apo të përplasi gjëra dhe ky agresivitet kryesisht është atribut i rrjeteve sociale, materialeve dhe përmbajtjet që shikojnë dhe më pas kjo është një lloj ushqimi dhe nëse këtë ushqim e merr që në vogëli këtë ushqim do kërkojë edhe kur ai rritet në fazat e tjera të jetës”- tha Simo.

Për shkak të rrjeteve sociale, adoleshentë e të rritur po përjetojnë edhe vështirësi psikologjike si pasojë e gjuhës së urrejtjes që përdoret apo bullizimeve që u bëhen online./GazetaShneta/

Artikulli paraprakJashari: Kërkojmë implementimin e Ligjit për Obiliqin si zonë e rrezikuar mjedisore nga MSH
Artikulli i rradhës I riu në Obiliq keqtrajton nënën e tij të palëvizshme, 71-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.