Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë synon ligj të ri për sigurimin shëndetësor

Lajme 10/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Funksionalizimi i sigurimit shëndetësor vazhdon të mbetet një premtim i parealizueshëm nga të gjitha qeveritë. Por, një dekadë pas hyrjes në fuqi të ligjit për sigurimin shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që deri në fund të shkurtit ta procedojë në Qeveri një projektligji të ri.

Nga kjo ministri thonë se do të aprovohet edhe strategjia dhe plani i veprimit për sistemin informative shëndetësor, i cili është parakusht për funksionalizimin e sigurimeve.

“Si hap i parë është ndërmarrë buxhetimi i SISh-it, ku për vitin 2024 veçse është buxhetuar dhe si një parakusht për të vazhduar në funksionalizimin e plotë edhe të sigurimeve shëndetësore. Në mënyrë paralele është punuar edhe në Projektligjin për Sigurime Shëndetësore, Projektligji ky i cili do të procedohet në Qeveri, jo me larg se dy muajt e parë të vitit 2024”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për RTK-në.

Skeptikë për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore janë deputetët nga opozita.

“Sigurisht që qytetarët tone me të drejtë e humbin shpresën te shteti i Kosovës për shkak të keqqeverisjes së Qeverisë Kurti”, ka deklaruar Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së.

Ndërkaq Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka thënë se këto çështje janë bartur “nga paaftësia që të adresohen”.

Funksionalizimin sa më të shpejtë të sigurimeve shëndetësore e kanë kërkuar përfaqësues të zyrtarëve publikë, të cilët thonë se janë të rrezikuar gjatë punës që bëjnë.

“Kemi vlerësuar se jemi institucioni që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare rrezikojmë jetën dhe shëndetin më shumë në krahasim me institucionet tjera. Është shumë logjike të thirremi në ligjin për sigurime shëndetësore në nivel vendi”, ka deklaruar Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë.

Ndërkaq Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka thënë se nuk shohin perspektivë në vend si në rrafshin personal edhe atë familjar.

Mungesën e sigurimeve shëndetësore e kanë vuajtur më së shumti qytetarët, të cilët është dashur të paguajnë nga xhepi i tyre shërbimet shëndetësore të cilat nuk i kanë gjetur në institucionet publike./GazetaShneta/

Artikulli paraprakI riu në Obiliq keqtrajton nënën e tij të palëvizshme, 71-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë
Artikulli i rradhës Mjeku i Javës: Dr.Zekije Shala – Osmani, Kanceri i mitrës, faktorët, shenjat dhe simptomat tek gratë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.