Sektori i Personelit të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) publikoi rezultatet e testit me shkrim për pozitën e Infermierit të Përgjithshëm Bachelor.
Në bazë të rezultateve, kandidatët që kaluan testin me shkrim me mbi 70% të pikëve (49 pikë) do të ftohen për intervistë me gojë. Informata për vendin, orën dhe datën e intervistës do të publikohen në faqen zyrtare të SHSKUK-së.
Kandidatët që mbeten nën kuotën e 70% (nën 49 pikë), ose ata që nuk morën pjesë në testin me shkrim, nuk do të ftohen për intervistim gojor.
Procedura e vlerësimit nëpërmjet intervistës do të përfshijë pyetje të përgjithshme dhe mund të përfshijë nënpyetje specifike lidhur me fushën profesionale. Vetëm ata kandidatë që kanë arritur të paktën 49 pikë në testimin me shkrim kanë të drejtë të marrin pjesë në intervistë.
Aplikuesit kanë të drejtë të paraqesin kërkesa tek Komisioni i Përzgjedhjes përmes Sektorit të Personelit të SHSKUK-së brenda tre ditëve nga data e publikimit në faqen zyrtare të SHSKUK-së.
Shikimi i testeve do të zhvillohet më datë 15 janar 2024, në orën 09:00, në ndërtesën e re të Administratës në prani të Komisionit të Përzgjedhjes.
Për informacion mbi datën dhe orën e intervistimit gojor, aplikuesit do të njoftohen përmes faqes zyrtare të SHSKUK-së.
Linku i rezultateve:
/GazetaShneta/




