Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njerëzit që ndalojnë pirjen e alkoolit ulin rrezikun e kancerit kolorektal dhe gjirit

Jetë 11/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dëshmitë e grumbulluara tregojnë se njerëzit që heqin dorë nga alkooli mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të disa formave të kancerit.

Zvogëlimi i marrjes së alkoolit ul prodhimin e acetaldehidit në trup, i cili nga ana tjetër, zvogëlon rrezikun e disa llojeve të kancerit, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit dhe ekspertët pajtohen se vazhdimi i abstenimit nga alkooli është mënyra e vetme për të parë efekte afatgjata dhe pozitive shëndetësore.

Dëshmitë në rritje tregojnë efektet e dëmshme të alkoolit, duke përfshirë një rrezik të rritur të presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të mëlçisë.

Sipas një artikulli të ri nga Agjencia Ndërkombëtare Kërkimore mbi Kancerin (IARC), njerëzit që ndalojnë pirjen e alkoolit mund të ulin rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Rreziku i reduktuar i kancerit përfshinte: kanceri i gojës, kanceri i laringut, kanceri i ezofagut, kanceri kolorektal dhe kanceri i gjirit femëror.

Artikulli i ri shfaqet në revistën “New England Journal of Medicine”.

A e zvogëlon rrezikun e kancerit braktisja e alkoolit?

Studiuesit ekzaminuan të dhënat nga mbi 90 studime në lidhje me kanceret e shkaktuara nga alkooli dhe ndalimin e konsumimit të alkoolit.

Ata zbuluan se ndërprerja e pirjes së alkoolit ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, veçanërisht atyre që prekin gojën dhe ezofagun.

“Bazuar në provat e shqyrtuara nga studimet përkatëse të publikuara deri më sot, grupi i punës arriti në përfundimin se ka prova të mjaftueshme që krahasuar me konsumin e vazhdueshëm, reduktimi ose ndërprerja e konsumit të pijeve alkoolike redukton rrezikun e kancerit oral dhe kancerit të ezofagut”, tha Dr. Beatrice Lauby-Secretan nga Agjencia Ndërkombëtare Kërkimore mbi Kancerin.

Dr. Lauby-Secretan vazhdoi:

“Dëshmia se reduktimi ose ndërprerja e konsumit të alkoolit zvogëlon rrezikun e llojeve të tjera të kancerit të lidhura me alkoolin ishin ose të kufizuara ose të pamjaftueshme. Këto përfundime u bazuan në analiza të grumbulluara dhe meta-analiza, si dhe në studime individuale, të cilat treguan vazhdimisht se ndërprerja afatgjate lidhej me një rrezik më të ulët të kancerit oral dhe të ezofagut krahasuar me konsumin e vazhdueshëm edhe pas përshtatjes për pirjen e duhanit dhe për sasinë e alkoolit të konsumuar.”

Për më tepër, ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare Kërkimore mbi Kancerin zbuloi se acetaldehidi është ai që shkakton dëmin.

Acetaldehidi prodhohet nga mëlçia kur metabolizon alkoolin. Ulja e marrjes së alkoolit gjithashtu ul sasinë e acetaldehidit në trup. Si rezultat, kjo gjithashtu ul shanset për zhvillimin e disa llojeve të kancerit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Testi i ri i gjakut premtues për zbulimin e 18 llojeve të kancerit
Artikulli i rradhës Kërkesat e mëdha për medikamentet ADHD gjatë pandemisë me COVID po ushqen mungesat e ilaçeve sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.