Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKMF-ja e Deçanit furnizohet vetëm 50% me barna nga lista esenciale prej Minsitrisë së Shëndetësisë

Lajme 15/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Selmon Berisha, Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ka ndarë shqetësimet e tij rreth situatës aktuale të furnizimit me barna dhe sfidave të tjera, shkruan Shneta. 

Berisha ka theksuar se janë furnizuar vetëm 50% nga lista esenciale prej Ministrisë së Shëndetësisë  

“Me barna të listes esenciale nga M.SH jemi furnizuar nga 152 artikuj vetëm me 76 prej tyre që i bije se ne në QKMF Deçan jemi me 50% të furnizuar nga lista esenciale”, tha Berisha. 

Tutje, drejtori i QKMF-së bëri të ditur që janë furnizuar 100% me insulin dhe vaksina nga lista esenciale dhe IKSHPK. 

Në lidhje me situatën e infrastrukturës, Drejtori Berisha ka theksuar përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe stafin shëndetësor sipas udhëzimeve administrative por në mungesë të dy punëtoreve aty. 

“Sipas udhëzimit administrativ për shëndetin primar i plotësojm nevojat me staf shëndetësor në përjashtim të një biokimisti dhe Farmacisti”, shtoi ai. 

Berisha ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e mjekësisë familjare, duke theksuar se shumica e mjekëve të tanishëm do të pensionohen pas 4 vitesh.  

Ai ka theksuar se ka një mungesë të shprehur të interesit të gjeneratave të reja për të specializuar në mjekësi familjare, çka do të sjellë një mungesë të mëtejshme të mjekëve në këtë fushë./GazetaShneta/

  

Artikulli paraprakStudim: FDA, marihuana plotëson kriteret për riklasifikimin si ilaç me rrezik më të ulët
Artikulli i rradhës Mjeku i Javës: Kardiokirurgu Ramë Alaj flet për sëmundjet e zëmrës, faktorët e rrezikut dhe trajtimin në QKUK

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.