Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Kardiokirurgu Ramë Alaj flet për sëmundjet e zëmrës, faktorët e rrezikut dhe trajtimin në QKUK

Mjeku i javës 15/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiokirurgu i QKUK-së Dr. Ramë Alaj vjen në rubrikën Mjeku i Javës në Gazetën Shneta ku flet për sëmundjet e zemrës dhe trajtimin e tyre në Kardiokirurgji.

Dr. Ramë Alaj ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2011 ndërsa specializimin nga Kardiokirurgjia e ka përfunduar në dhjetor 2019. Në vitin 2020 është punësuar në Kliniken e Kardiokirurgjisë dhe vazhdon studimet e doktoratës si PhD kandidat pranë Universitetit të Prishtinës.

Dr. Ramë Alaj ka të botuar 13 punime shkencore si bashkautor dhe ka qenë pjesëmarrës në 9 prezantime të ndryshme në simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare. Dr. Ramë Alaj ka ndjekur trajnime të ndryshme të organizuara nga EACTS (European Association for Cardio-Thoracic Surgery) me tema si kirurgjia e aortës, riparimi i valvuleve dhe qasje minimale.

Në intervistën për Gazetën Shneta, Alaj flet për sëmundjet e zemrës, faktorët e rrezikut dhe trajtimin e tyre në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Alaj thotë se në QKUK trajtohen shumë probleme që lidhen me zemrën dhe enët e gjakut të zemrës. “Bajpasi i artereve koronare (CABG) dhe operacionet për trajtimin e sëmundjes së valvuleve (riparimin apo zëvendësimin e tyre) janë llojet më të zakonshme të operacioneve të zemrës”, thotë ai.

Por cilët janë faktorët e rrezikut më të shpeshtë që çojnë drejt sëmundjeve të zemrës.

“Mbipesha, pasiviteti fizik, ushqimi jo i shëndetshëm dhe pirja e duhanit, diabeti melit, janë faktor rreziku për sëmundjet e arterieve koronare. Një histori familjare e sëmundjeve të zemrës gjithashtu rrit rrezikun për CAD, e që veçanërisht një histori e tillë haset më shumë rreth moshës 50 vjeçe ose më e re. Sa i përket aparatit valvular janë edhe mosha me e vjetër si dhe disa infeksione të tilla si ethet reumatizmale”, shpjegon Alaj.

“Te gjitha këto sëmundje mund të trajtohen në Shërbimin e Kardiokirurgjisë QKUK”, ka bërë të ditur kardiokirurgu.

Ai ka thënë se momentalisht në vendin tonë nuk kryhet kardiokirurgjia e pediatrisë si dhe transplantimi i zemrës apo pajisjet ndihmëse të zemrës (left ventricular asit device – LVAD), right ventricular asit device – RVAD).

Alaj ka këshilluar qytetarët që të shmangin faktorët e rrezikut të përmendur më lartë.

“Të shmangen faktorët e riskut të lartcekur dhe të fillojnë kontrollet sistematike të hershme sidomos e atyre me anamneze pozitive familjare”, ka thënë ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKMF-ja e Deçanit furnizohet vetëm 50% me barna nga lista esenciale prej Minsitrisë së Shëndetësisë
Artikulli i rradhës Studim: Çokollata është një frenues më i mirë i kollës se shurupi

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.