Një doktor turk i cili kryesisht kryente operacione për humbje të peshës i tha një gazetareje të BBC e cila ishte me identitet të fshehtë se ajo duhet ta hajë më shumë në mënyrë që të kualifikohen për operacionin e tij të prerjes së lukthit, transmeton Gazeta Metro.
Dr. Ogun Ersen i tha gazetares që të shtojë shujtat në mënyrë që ajo ta ngrisë masë trupore (BMI) në mënyrë që ta bëjë operacion për humbje të peshës.
Gazetarja e BBC kishte një BMI rreth 24.4 që konsiderohet si normal ndërsa Dr. Ersen i kishe thënë” Duhet të hash, ha. Ha ndonjë gjë dhe arrit në BMI 30″, raporton BBC.
Gjithashtu gazetarja iu kishte thënë në mënyrë të rreme paraprakisht se BMI e saj ishte 29 por se asaj nuk iu kërkuar të peshohej dhe nuk i kanë bërë kontrollë mjekësore gjatw terminit të saj.
Në vend të kësaj Dr. Ersen i kishte thënë se do të ja rezervoj terminin për operacion pas tre muajsh ndërsa ajo ndërkohe u këshillua që të tentoj të shtoj peshë.
Një ekspert i shëndetësisë tha për BBC se ishte komplet jo etike që një pacient të ndikohej që të shtoj peshë në mënyrë që të arrijë kualifikimin për operacion.


