Osteoartriti është një gjendje e dhimbshme dhe kronike që e bën më të vështirë dhe më të dhimbshme kryerjen e lëvizjeve specifike.
Menaxhimi i osteoartritit mund të jetë një luftë, kështu që studiuesit janë përpjekur të gjejnë medikamente që mund të ndihmojnë në këtë drejtim, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i fundit zbuloi se një kanal i veçantë natriumi në neuronet dhe qelizat e kërcit mund të jetë një zonë kryesore për të synuar, duke çuar në uljen e dhimbjes dhe dëmtimit të kyçeve nga osteoartriti.
Ky kanal natriumi mund të frenohet me sukses nga ilaçi Karbamazepine, një ilaç që ndihmon në trajtimin e epilepsisë.
Një studim i botuar në revistën “Nature”, ekzaminoi se si shënjestrimi i kanalit të natriumit Nav1.7 mund të ndihmojë në trajtimin e osteoartritit. Duke përdorur modelet e miut dhe analizën e qelizave, studiuesit përcaktuan se ky kanal natriumi është i pranishëm në neuronet dhe qelizat e kërcit dhe se frenimi i tij mund të jetë çelësi i trajtimit të osteoartritit.
Studiuesit zbuluan më tej se bllokimi i veprimit të këtyre kanaleve të natriumit me ilaçin Karbamazepine mund të ndihmojë në minimizimin e dëmtimit të kyçeve dhe përmirësimin e dhimbjes në osteoartrit. Ky medikament zakonisht trajton epilepsinë, por ky hulumtim tregon potencialin e tij për t’u përdorur për të trajtuar kushte të tjera kronike.
Ndërsa ky hulumtim është paraprak, ai tregon për opsionet e mundshme të trajtimit për osteoartritin. /Gazeta Shneta/


