Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lirohet kirurgu që dyshohet se sulmoi fizikisht kolegun e tij në Spitalin e Gjilanit, ky është vendimi i Gjykatës

Lajme 17/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu i Përgjithshëm dhe Abdominal, Luan Mustafa, i cili shërben në Spitalin e Regjional në Gjilan, ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ai po dyshohet se eskaloi në dhunë fizike ndaj kolegut të tij, kirurgut Arbër Morina, të cilin e rrahu dhe i shkaktoi lëndime trupore. Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Gjilan kërkoi masën e arrestit shtëpiak dhe pas seancës, Gjykata tashmë ka marrë një vendim, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, duke ia caktuar Mustafës një masë alternative, atë të ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Kjo është konfirmuar edhe nga mbrojtësi i Mustafës, i cili ka deklaruar se ndalimi i tij është “jashtëzakonisht i kundërligjshëm”, pasi siç tha ai, nuk ka prova.

“S’ka prova. Ndalimi i tij është jashtëzakonisht i kundërligjshëm dhe i paarsyetuar. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt pasi s’ka prova. Gjykata ka vendosur ta refuzojë masën e arrestit shtëpiak – tha Isa Mustafa për Sinjalin.

Ndryshe, Morina ka marrë lëndime trupore si pasojë e sulmit fizik me të cilin u përball dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Morina ka rrëfyer gjithë ngjarjen, duke thënë se Mustafa e ndjekur pasi ka dalë nga salla dhe më pas e ka rrahur.

E sipas tij, sebep për këtë janë raportimet ndaj Mustafës, për të cilin thotë se disa herë ka thyer rregullat e spitalit.

“Ai (kirurgu Luan Mustafa) më ka prit derisa kam dalë prej sallës, më ka ndjekë derisa kam hyrë tek zyra ime dhe më ka sulmu fizikisht. Nuk më ka shkuar mendja që dikush mundet me më sulmu fizikisht për shkak se unë po e bëj një punë të mirë në Kirurgji dhe nuk e kam mendu këtë pjesë. Unë kam tentu me nxjerrë disa herë nga zyra, nuk kam arrit dhe më ka sulmu fizikisht derisa kanë ardhë kolegët e spitalit”.

“Evidentimin e problemeve e kam bërë me shkrim për çdo shkelje të mundshme. Thyerja e rregullave të punës, mospërmbajtja e rregullave profesionale mjekësore, orarit të punës. Unë i kam raportuar, të gjitha ato ju kanë grumbullu atij (Luan Mustafës) dhe në momentin që drejtoria i ka thënë që ka me u përballë me Komision Disiplinor, ai ka ardhë në zyrën time dhe më ka sulmuar”, ka thënë Morina.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjiës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, tha ai.

Sipas Hashanit, Mustafa është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ai është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që kirurgut t’i caktohet masa e ndalimit policor, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Pas këtij rasti, Spitali Regjional në Gjilan ka marrë masa ndaj Mustafës.

Drejtori i përgjithshëm i Spitalit në Gjilan, Arsim Emini, i tha Sinjalit se Komisioni ka marrë vendim për masë të përkohshme ndaj Mustafës, suspendim nga puna për 3 muaj me 50% pagesë.

“Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për masë të përkohshme, suspendim nga puna për 3 muaj me 50% pagesë deri në vendimin e plotfuqishëm i cili do të merret pas shqyrtimit detal të rastit”, tha Emini.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Mustafës i dalin telashe me ligjin. Herë për ryshfet e herë për vepra tjera, kirurgut të njohur i ka rënë goxha shpesh të përballet me denoncimet kundër tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Artikulli paraprakVizitat te mjeku prenatal gjatë tremujorit të tretë: Çfarë duhet të presësh në këtë kohë të shtatzënisë
Artikulli i rradhës 14 mijë raste me grip dhe Covid shënohen brenda një jave në Shqipëri, raporton Instituti i Shëndetit Publik

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.