Bordi Drejtues i SHSKUK-së gjatë ditës së sotme po mban mbledhje ku po raportojnë katër drejtorë klinikash.
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës po mban sot mbledhjen e 35-të ku po raportojnë katër drejtorë klinikash, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë mbledhje janë thirrur në raport drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë Dr. Violeta Grajqevci-Uka, drejtori i Kirurgjisë së Fëmijëve Dr. Ardian Shefkiu, drejtoresha e Neonatologjisë Dr. Hajrije Ismaili dhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Zef Ndrejaj.
Të gjithë drejtorët po raportojnë për punën e klinikave që udhëheqin gjatë vitit 2023.
Në raport janë të përfshira numri i shërbimeve, kapaciteti dhe shfrytëzueshmëria e shtretërve, numri i stafit mjekësor dhe infermieror. Poashtu drejtorët kanë paraqitur edhe kërkesat dhe nevojat e tyre për të shtuar kapacitetet. /Gazeta Shneta/




