Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i QKMF-së në Shtime: Kemi mungesë të furnizimit nga MSh, komuna e rriti buxhetin për barna

Lajme 23/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, Ilaz Kadrijaj, në një bisedë për Gazetën Shneta ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë pasur mungesë të disa produkteve Lista Esenciale pasi nuk janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Kadrijaj ka qenë më i rezervuar sa i përket mungesave të barnave, derisa ka thënë se komuna vitin e kaluar e ka rritur buxhetin për barna.

“Sa i përket furnizimit me barna nga lista esenciale nga MSH, kemi qenë të furnizuar si të gjitha QKMF-të tjera. Vitin që lamë pas kemi pasur fatin që buxheti për barna nga komuna të dyfishohet nga 60.000 në 124.000 euro, ku një falënderim i takon edhe Kryetarit të Komunës Dr. Qemail Aliut pasi që edhe vetë është mjek”, tha drejtori Kadrijaj. 

Gjithashtu, ai bëri të ditur se janë përballur me disa mungesa në furnizim të disa barnave nga Lista Esenciale.. Kadrijaj tha se vendimi për pezullimin e ampullës së Omeprazolit ka qenë rezultat i dyshimeve për efekte anësore, por tani është vërtetuar se çdo gjë është në rregull pas analizave shtesë. 

“Edhe ne si çdo QKMF tjetër kemi pas mungesa në furnizim nga Lista Esenciale e Barnave nga Ministria e Shëndetësisë, kryesisht kemi pas mungesë të sir Amoxicilin 250/5ml, amp. Chloropyramine 10mg/ml dhe amp.Omeprazol 40mg, pasi që kjo ampullë me vendim te AKPPM-së është pezulluar për një kohë të caktuar derisa iu janë bërë disa analiza shtesë sepse është dyshuar për disa efekte anësore, e kjo ka marrë kohë derisa u vërtetua se çdo gjë është në rregull”, tha ai. 

Në lidhje me furnizimin me insulin dhe vaksina, drejtori përmendi se kishin një furnizim të rregullt pa mungesa gjatë vitit 2023. 

“Sa i përket furnizimit me insulin dhe vaksina furnizimi ka qenë i rregullt dhe asnjëherë nuk kemi pas mungesë të tyre përgjat vitit 2023, ndërsa furnizimi me material shpenzuese ka qenë shumë mirë, një mungesë që vlenë të ceket ka qenë mosfurnizimi me kanilla nr 22 dhe 24”, u shpreh drejtori. 

Ai informoi gjithashtu se kishin pasur mungesa në staf për shkak të specializimeve, por para një muaji kishin rekrutuar 4 mjekë dhe 4 infermierë. 

“Sa i përket stafit, kemi pasur mungesa për shkak të specializimit, ku vetëm nga QKMF-ja kanë marrë specializim 7 mjekë. Mirëpo, para një muaji kemi rekrutuar 4 mjekë dhe 4 infermierë. Në këtë muaj jemi në procedurë të marrim edhe 3 mjekë të tjerë”, tha Kadrijaj. 

Në fund ai jepi një lajm të rëndësishëm për pacientët. 

” Këtë vit pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e QKMF-së së re, një investim ky nga Ministria e Shëndetësisë dhe me ndërtimin e saj do të rregullohen kushtet më të mira, si për staf ashtu edhe për ofrimin e shërbimeve shumë më cilësore për pacient”, tha në fund drejtori i Qednrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, Ilaz Kadrijaj. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakIKSHPK: Ajri jo shëndoshë në kryeqytet
Artikulli i rradhës Drejtori i SHSKUK-së shpenzoi mbi 1 mijë euro për udhëtime zyrtare vitin e kaluar

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.