Kanceri i prostatës është një nga kanceret më të zakonshme në botë. Ndërsa shumë kancere të prostatës rriten ngadalë dhe mbeten të lokalizuara, llojet e tjera janë agresive dhe përhapen shpejt.
Kjo është arsyeja pse Dr. Carlos Vargas, onkolog në Klinikën Mayo, inkurajon ekzaminimin e rregullt. Ai thotë se qëllimi i skreningut është zbulimi i hershëm i kancerit të prostatës, kur ai është ende i kufizuar në gjëndrën e prostatës dhe ka shanset më të mira për trajtim të suksesshëm.
“Është e rëndësishme që të bëni një depistim adekuat dhe depistimi për kancerin e prostatës është relativisht i thjeshtë. Ju mund të bëni një test të antigjenit specifik të prostatës (PSA), me mjekun tuaj të kujdesit parësor një herë në vit, dhe me këtë, ju mund të përshtatni procedurat adekuate bazuar në moshën e juaj dhe faktorë të tjerë rreziku”, thotë Dr. Vargas.
Testi i antigjenit specifik të prostatës është një test gjaku që përdoret për të matur sasinë e antigjenit specifik të prostatës në gjakun tuaj.
Nivelet e larta mund të tregojnë praninë e kancerit. Kushtet e tjera gjithashtu mund ta rrisin këtë nivel. Është e rëndësishme të diskutoni me profesionistin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse testi i antigjenit specifik të prostatës është i duhuri për ju bazuar në nivelin tuaj të rrezikut personal dhe moshën, përcjell Gazeta Shneta.
Kush është në rrezik?
Faktorët e rrezikut përfshijnë moshën, historinë familjare dhe racën. Mosha më e zakonshme është rreth 50 vjeç e sipër.
Nëse keni një të afërm gjaku që ka ose ka pasur kancer të prostatës ose një histori familjare të gjeneve që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit – BRCA1 ose BRCA2 – ose një histori të fortë familjare të kancerit të gjirit, rreziku juaj për kancer të prostatës mund të jetë më i lartë.
Në SHBA, kanceri i prostatës është më vdekjeprurës për meshkujt me ngjyrë sesa meshkujt e racave të tjera, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
“Zbulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm. Nëse ne mund ta gjejmë kancerin e prostatës herët, ai është i shërueshëm”, thotë Dr. Vargas.
Së bashku me mbikëqyrjen aktive, disponohet një gamë e plotë trajtimesh për kancerin e prostatës, duke përfshirë terapinë me rrezatim, terapi hormonale, kriokirurgjia, kimioterapia dhe kirurgjia duke përfshirë prostatektominë robotike.
“Një nga gjërat që ka ndryshuar vërtet gjatë viteve të fundit është menaxhimi i rrezatimit me pacientët me kancer metastatik të prostatës”. Ne kemi zbuluar se shumë pacientë me kancer metastatik të prostatës ende përfitojnë nga rrezatimi në prostatë”, thotë Dr. Vargas./Gazeta Shneta/


