Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kanceri i zorrëve ka një rritje të madhe, këtë vit pritet të vdesin 1,000 të rinj britanikë

Lajme 30/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët parashikojnë se 1,000 të rinj britanikë do të vdesin nga kanceri i zorrëve në vitin 2024, kjo shifër është rritur si pasojë e alkoolit, mbipeshës dhe mungesës së stërvitjes.

Akademikët kanë frikë se numri i njerëzve të moshës 24-49 vjeç që vdesin nga sëmundja këtë vit mund të jetë një e treta më e lartë se në vitin 2018. Carlo La Vecchia, nga Universiteti i Milanos, tha: “Do të ketë rreth 1,000 vdekje nga kanceri kolorektal në Britani të Madhe në moshar 24 deri në 49 vjeç krahasuar me vitin 2018, që korrespondon me rreth 250 vdekje.

“Faktorët kryesorë që kontribuojnë në rritjen e shkallës së kancerit të zorrëve tek të rinjtë përfshijnë mbipeshën dhe gjendjet shëndetësore të lidhura me to, si nivelet e larta të sheqerit në gjak dhe diabeti. Arsyet shtesë janë rritja e konsumit më të madh të alkoolit dhe reduktimi i aktivitetit fizik”.

Kanceri i zorrëve është aktualisht vrasësi i dytë më i madh i kancerit te meshkujt dhe i treti më i madhi i femrave, në të gjitha grupmoshat si në Britani të Madhe, ashtu edhe në BE. Në mesin e jo-duhanpirësve, ai është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri në të dy gjinitë për të gjitha moshat së bashku.

Por rritja e kancerit të zorrëve tek të rinjtë është shkaku më i madh për shqetësim, sepse është më agresiv se tek njerëzit e moshuar. Studiuesi La Vecchia tha: “Kanceri i hershëm i zorrëve ka tendencë të jetë më agresiv, me shkallë më të ulët të mbijetesës, krahasuar me kancerin e zorrëve që diagnostikohet te njerëzit e moshuar”.

Ndërgjegjësimi për kancerin e zorrëve u rrit nga puna e fushatës së prezantueses televizive Dame Deborah James. Ajo vdiq nga sëmundja në vitin 2022, në moshën 40-vjeçare, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Artikulli paraprakShtimi i kripës në çaj, një diskutim që zgjoi në këmbë diplomatet e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA
Artikulli i rradhës Studim: Dieta vegane e lidhur me komplikacionet e shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.