Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtimi i kripës në çaj, një diskutim që zgjoi në këmbë diplomatet e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA

Jetë 30/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Propozimi i një profesoreshe amerikane për të shtuar pak kripë në filxhanin e çajit shkaktoi zemërim në Mbretërinë e Bashkuar dhe bëri që ambasada e Shteteve të Bashkuara të ndërhynte. Një nutricioniste thotë se shtimi i kripës mund të përbëjë rreziqe shëndetësore për ata që pinë shumë çaj.

Dr. Michelle Francl, një profesoreshë kimie amerikane dhe autore e librit “Steeped: The Chemistry of Tea”, së fundmi ndau recetën për një filxhan çaji të përsosur, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Mes tjerash, ishte sugjerimi për të shtuar pak kripë për të reduktuar hidhësinë e çajit që tërhoqi vëmendjen e mediave, përdoruesve të rrjeteve sociale, madje edhe diplomatëve.

Ambasada e SHBA-së në Londër e quajti propozimin e profesoreshës Francl “të egër” dhe tha se kërcënonte themelin e marrëdhënieve midis vendeve.

An important statement on the latest tea controversy. 🇺🇸🇬🇧 pic.twitter.com/HZFfSCl9sD

— U.S. Embassy London (@USAinUK) January 24, 2024

“Ne duam t’i sigurojmë njerëzit e mirë të Mbretërisë së Bashkuar që nocioni i paimagjinueshëm i shtimit të kripës në pijen kombëtare të Britanisë nuk është politika zyrtare e Shteteve të Bashkuara. Dhe nuk do të jetë kurrë,” tha ambasada në një deklaratë të publikuar në X.

Receta e çajit e profesoreshës Franclit u bë më shumë material për meme dhe lajme argëtuese sesa arsye për një konflikt diplomatik.

Profesoresha Francl tha se kripa si një përbërës i çajit përmendet në dorëshkrimet kineze të shekullit të 8-të dhe funksionon duke bllokuar receptorët e hidhur në gojë.

Megjithatë, ndërsa Organizata Botërore e Zemrës bën thirrje për përpjekje masive për të reduktuar marrjen e kripës në nivel global, a mund të dëmtojë shëndetin tonë filxhani i përsosur – ose të paktën më pak i hidhur – i çajit?

Nuk ka përfitime nga shtimi i kripës në çaj

Nutricisja Jo Travers, me bazë në Londër, thotë se kërkimet nuk sugjerojnë përfitimet shëndetësore të shtimit të kripës në çaj. Meqenëse sasia e sugjeruar nga profesoresha Francl është shumë e vogël, rreziqet shëndetësore që lidhen me një majë të vogël janë të ulëta.

“Problemi vjen kur ju merrni dikë që pi 10 filxhanë në ditë, dhe sasia nuk është më e vogël. Përveç kësaj, dietat e një personi mesatar në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë të larta në kripë, kështu që unë do t’i bindja njerëzit që të mos e kenë zakon të shtojnë një burim tjetër”, thotë Travers për Healthnews.

Një marrje shumë e lartë e kripës është gjithashtu një çështje shqetësuese në SHBA, ku një amerikan mesatarisht konsumon 3,500 mg natrium në ditë.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon jo më shumë se 2,300 mg natrium në ditë, me një kufi ideal prej jo më shumë se 1,500 mg për shumicën e të rriturve.

Ngrënia e tepërt e natriumit mund të rrisë presionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund të hakohen pajisjet mjekësore, ja çfarë thonë ekspertët e sigurisë
Artikulli i rradhës Kanceri i zorrëve ka një rritje të madhe, këtë vit pritet të vdesin 1,000 të rinj britanikë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.