Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu e ka komentuar raportimin e ministrit Arben Vitia në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu ka kritikuar Vitinë për punët që janë kryer nga Ministria e Shëndetësisë në modernizimin e sektorit.
Ai i ka thënë ministrit se po flisni për shëndetësi moderne por Sistemi Informativ Shëndetësor ende nuk është realizuar.
“Nuk mund të flisni për shëndetësi moderne kur nuk kemi sistem informativ shëndetësor dhe sigurime shëndetësore. Unë prita që do të flisni për strategji kurse ju na prezantuat blerjen e autoambulancave”, ka deklaruar Haxhiu. /Gazeta Shneta/




