Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbyllet nga Inspektorati Shëndetësor “Poliklinika Medical Center”, doktori nuk kishte licencë, fillon hetimet prokurori i OMK-së

Lajme 07/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Poliklinika “MEDICAL CENTER” në Drenas është mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor. Siç ka mësuar Insajderi mjeku i kësaj klinike nuk kishte licencë punë. Doktori Fahredin Shala që nga viti 2022 edhe pse nuk kishte licencë po ushtronte profesionin. Me rastin është duke u marrë edhe prokurori i OMK-së.

Në redaksinë e Gazetës Insajderi kanë arritur disa ankesa nga qytetarë të Drenasit. Ata ishin të shqetësuar për mbylljen e “Poliklinika “MEDICAL CENTER” pasi kishin qenë edhe pacientë aty.

“Fëmijë e pleq jemi kontrolluar aty, jemi të shqetësuar se çka ka ndodh”, tha një qytetar.

Lidhur me këtë Insajderi ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, në përgjigjen e tyre konfirmohet mbyllja e poliklinikës.

Teksa thuhet se e njëjta do qëndroj mbyllur deri në plotësimin e kushteve.

“Ju informojmë se Inspektorati Shëndetësor ka inspektuar Poliklinikën “Medical Center” në Drenas dhe të njëjtës i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë shëndetësore deri në plotësim të kushteve, sipas UA 09/2014 dhe UA 02/2023“, thuhet në përgjigje.

A kishte punuar doktori pa licencë?

Doktori Fahredin Shala që është pjesë e “Poliklinika “MEDICAL CENTER” nuk ka licencë.

Nga Oda e Mjekëve i thanë Gazetës Insajderi se Shalës i kishte skaduar licenca që nga viti 2022 dhe i njëjti ishte njoftuar për këtë por që nuk kishte aplikuar për procedurën e ri-licencimit.

“Ju njoftojmë se Dr. Fahredin Shala është anëtar i OMK-së, dhe ka poseduar licencën valide Doktor i Mjekësisë deri me datë 21.11.2022. Administrata e OMK-së e ka njoftuar për të kryer procedurën e ri-licencimit 30 ditë para skadimit të të njëjtës, dhe doktori në fjalë deri më sot nuk ka aplikuar për procedurën e ri-licencimit”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Insajderin.

Tutje theksohet me rastin është duke u marrë prokurori i OMK-së.

“Lidhur me rastin jemi njoftuar nga Inspektorati Shëndetësor i MSH-së, dhe menjëherë pas pranimit të informatës, lënda i është adresuar Prokurorit të OMK-së, për zhvilimin e hetimeve të mëtutjeshme ex-officio“, konfirmuan nga Oda e Mjekëve.

Nga “Poliklinika “MEDICAL CENTER” mohuan se janë mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor. Por, kur iu tregua konfirmimi nga Ministria e Shëndetësisë ata ndryshuan përgjigjen duke thënë se “kemi qëndruar të mbyllur vetëm një ditë.

Çfarë shërbime kryente “Poliklinika “MEDICAL CENTER”?

Poliklinika “MEDICAL CENTER” ndodhet në Drenas dhe kishte ofruar këto sherbime:

  1. Kirurgji e pergjithshme vaskulare
  2. Urologji
  3. Mjekesi familjare
  4. Dhenie te infuzioneve
  5. Dhenie te injeksioneve
  6. Lidhje dhe pastrim

Në pyetjet e Gazetës Insajderi se çfarë ka ndodhur me doktorin Fahredin Shala dhe se a është duke vazhduar punën nga kjo poliklinikë refuzuan të përgjigjen.

“Pyeteni doktorin për këtë”, u përgjigjen ata.

Por, doktori nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me rastin. Njëjtë vepruan edhe nga Komuna e Drenasit duke mos dhënë informacione.

Artikulli paraprakShpallet epidemia e kollës së keqe në Shkup
Artikulli i rradhës CDC rifillon fushatën kombëtare kundër pirjes së duhanit, me fokus te mentoli

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.