Gazmedin Bobaj, Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, njofton për një situatë të vështirë në furnizimin me barna dhe material shpenzues në qendrën shëndetësore, ku ai e drejton.
Në një intervistë për Gazetën Shneta, ai nxjerr në pah disa çështje kritike që po përballen me to.
Sipas zotit Bobaj, gjendja e furnizimit me barna është shumë e keqe, me një nivel furnizimi që pothuajse me përqindje shumë të vogël. Kjo ngërthen disa procedura që janë në zhvillim në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Sa i përket furnizimit me barna, gjendja është shumë e keqe, pothuajse është 10% për shkak të disa procedurave që janë duke u bërë në MSH. Kjo gjendje me furnizim nuk mbahet mend në këtë dekadë të fundit”, tha ai.
Ai gjithashtu shton se shumica e barnave dhe materialeve shpenzuese mungojnë, përjashtuar disa trajte infuzive që janë sjellë nga burime të tjera.
“Pothuajse të gjitha përveç disa trajte infuzive që kanë sjellë, të tjera mungojnë të gjitha. Furnizimin e kam bërë nga barnat komerciale që i blejmë me fondet e komunës, pothuajse në 6 muajt e fundit”, shtoi Bobaj.
Megjithatë, një përmirësim shihet në furnizimin me insulina dhe vaksina, ku sipas Bobaj është tani në nivele gati 100%.
Në lidhje me materialin shpenzues, situata është edhe më alarmante, me furnizim në nivele rreth megjithatë, zoti Bobaj shpreh shpresën për një rritje në furnizim gjatë muajit mars.
“E njejta gjendja është edhe me materialet shpenzuese për shkak të organizimit që po bëhet në MSH, furnizimi është në nivele rreth 15%. Po shpresojmë që gjatë muajit Mars të na furnizojnë në bazë të planifikimit që e kemi bërë ne dhe MSH për 3 muaj me barna dhe material shpenzues”, theksoi drejtori i QKMF-së.
Ai gjithashtu pohon nevojën për një infrastrukturë të re urgjente 24/7 dhe për një Qendër Mjekësore Familjare të re në qytetin e Klinës, për të përballuar rritjen e popullsisë në këtë zonë.
“Kemi nevojë emergjente për resurse humane – staf shëndetësor, mjekë dhe infermierë, për shkak të rritjes së kërkesave për shërbime shtëpiake dhe të kujdesit paliativ. Po ashtu, sa i përket infrastrukturës, kemi nevojë emergjente për një Urgjencë të re moderne 24/7, si dhe me rritjen e madhe të popullsisë në qytetin e Klinës, kemi nevojë edhe për një QMF 1 në Qytetin e Klinës”, u shpreh në fund drejtori i Qendrës së Mjekeësisë Familjare në Klinë, Gazmend Bobaj./GazetaShneta/




