Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Numër i vogël i anesteziologëve në QKUK, Emini: Jemi të stërngarkuar, askush s’po e vlerëson punën tonë

Lajme 08/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare, vazhdon të ketë mungesë të anesteziologëve. Në QKUK tashmë janë vetëm 48 anesteziolog, numër ky tejet i vogël, krahasuar me nevojat që ka QKUK-ja. Ndërkaq në të gjithë sektorin publik shëndetësor, janë vetëm 90 anesteziologë.

Lulzim Emini, anëtarë i Bordit drejtues i Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës në një intervistë për “Indeksonline”, thotë se anesteziologët të cilët janë të pakët në numër në QKUK, kanë angazhime ekstreme çdo ditë dhe se janë të stërngarkuar me punë.  Ndërsa thotë se me gjithë angazhimin dhe lodhjen ekstreme që kanë, ata nuk po vlerësohen nga askush për punën që bëjnë.

“Numri i anesteziologëve dhe në këtë periudhë kohore është më i vogël se sa janë kërkesat. Dhe në vitin 2020 ka qenë i vogël. Atëherë kemi qenë 65 anesteziolog. Kurse sot në QKUK jemi 48 anesteziolog. Edhe për 1/3 jemi zvogëlu. Nëse themi se edhe 65 anesteziolog kemi qenë pak, me 48 jemi shumë më pak. Anesteziologët janë të angazhuar me kapacitet të plotë, me orar të plotë dhe kërkesa për ta është e madhe. Këtu nuk mund të bëjmë fjalë për mundësi të një orari të butë, ku angazhimet nuk janë aq të mëdha. Angazhimet janë ekstreme, në baza ditore, javore, mujore dhe vjetore. Sidomos nga viti 2020 e këndej”, tha ai.

Ndërsa thotë se duhet të merren masa drastike, që kjo situatë të ndryshojë.

“Do të duhej të merren masa drastike për rritje në mënyrë drastike të numrit të anesteziologëve. Nëse dëshirojmë të kemi mbas dy, tri apo pesë vite shërbime të mira optimale anesteziologjike”, tha ai.

Megjithëse pagat e mjekëve janë rritur, Emini thotë të mos jenë fare të kënaqur me pagat që marrin, duke pasur parasysh punën që bëjnë.

“Kemi parë numër të mjekëve që e lëshojnë sektorin publik. Me qenë pagat e mjaftueshme s’kishin me dal në sektorin privat. Dy opsione janë, ose duhet me i lanë njerëzit me shku privat për pagë më të madhe, ose t’i duhet me i ofru më shumë, për ta ruajtur stafin në institucione publike”, tha ai.

Ndërsa thotë se nëse kjo situatë vazhdon dhe më tej, ekziston rreziku që numri i anesteziologëve që e lëshojnë QKUK-në të rritet, pasi që ata mund t’i zgjedhin spitalet private të cilat u ofrojnë kushte më të mira.

“Do të doja që të mos ndodhte që anesteziologët por dhe mjekë të profileve tjera ta lëshojnë QKUK-në. Por për këtë nevojitet një aktivitet i atyre që bëjnë politike shndetësore e financiare”, tha ai.

Artikulli paraprakVazhdon aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar
Artikulli i rradhës Mbreti Charles III mund ta refuzon kimioterapinë, shkak mund të jetë besimi i tij në mjekësinë alternative

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.