Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e rasteve me kancer të qafës së mitrës, Ndrejaj: Prindërit të mos hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët

Lajme 10/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i qafës së mitrës është një nga format më të shpeshta të kancerit tek gratë dhe shkaktohet nga infeksioni me HPV, një virus që transmetohet seksualisht.

Ekspertët shëndetësorë thonë se në Kosovë viteve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të kancerit të qafës së mitrës, e në përpjekje për të parandaluar këto raste tashmë në vendin tonë ka filluar të jepet vaksina që ofron mbrojtje efektive kundër infeksioneve me HPV.

Drejtori i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj në një intervistë për Telegrafin ka folur mbi rëndësinë e vaksinimit kundër kancerit të qafës së mitrës.

Ndrejaj gjithashtu tha se është i mendimit që kjo vaksinë të bëhet e detyrueshme.

“Karcinoma e qafës së mitrës te femrat është një prej karcinomave më të shpeshta, pas karcinomës së gjirit. Dhe kjo vaksinë ka pas nevojë të vendoset në program të vaksinimit edhe para shumë viteve. Mirëpo mundem me thanë se tash me vendosjen në program të vaksinimit të kësaj vaksine është një prej arritjeve më të mëdha ndoshta në shëndetësinë në vitet e fundit në Kosovë”, thekoi ai.

Mes tjerash, ai tregoi se kjo vaksinë tashmë është duke u dhënë në të gjitha shtetet e civilizuara.

“Unë e kisha me thanë që ndoshta me fut edhe si vaksinë e domosdoshme, për shkak se dimë që vaksina nuk është kurrë direkt në lidhje me karcinomën, por me shkaktarin kryesor të karcinomës qafës së mitës”, ka pohuar ai.

Duke folur mbi rëndësinë e kësaj vaksine, Ndrejaj tha se prindërit nuk duhet hezituar në vaksinimin e fëmijëve, derisa theksoi se kjo vaksinë mund të merret prej moshës së pubertetit.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike rekomandoi që vaksina të merret para se të nisin jetën seksuale.

Megjithatë, ai shtoi se edhe moshat më të mëdha mund ta marrin, por që duhet testuar paraprakisht nëse e kanë virusin në trup.

Gjithashtu, Ndrejaj theksoi se kjo vaksinë preferohet të merret edhe të meshkujt.

“Preferohet të merret edhe të meshkujt, se edhe të meshkujt kanë karcinoma, siç janë karcinomat e organeve gjenitale te meshkujt”, pohoi ai.

Ndrejaj gjatë intervistës tha se të dhënat e fundit flasin për rritje të kancerit të qafës së mitrës, ku në vitin 2022 kanë pasur 50 raste, kurse në vitin 2023 kanë qenë 66 raste. Ndërsa, që nga fillimi i vitit 2024 janë konfirmuar tetë raste./Telegrafi/

Artikulli paraprakNë shkurt nis vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës nëpër shkollat fillore për vajzat e klasës së gjashtë
Artikulli i rradhës Fillon bashkëpunimi për vlerësimin multidisiplinar të fëmijëve me shoqatën ‘AUTIZMI’ dhe QKMF-në në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.