Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: I sëmuri mendor dhunon për vdekje nënën e tij, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari

Jetë 11/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Policia e Shqiperise
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës. 75 vjeçarja Ike Sokoli nuk kishte humbur jetën për shkaqe natyrore të moshës por nga dhuna fizike e të birit 35 vjeçar i sëmurë mendor, Ndriçim Sokoli.

Fillimisht ngjarja nga policia u raportua dje si vdekje natyrore por pas autopsisë u konstatua dhuna fizike.

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.  Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës’ Informoi sot policia.

Nipi gjeti gjyshen të vdekur

E moshuara jetonte vetëm me të birin. Ka qenë nipi i të moshuarës që ka gjetur gjyshen e vet të vdekur më 10 shkurt dhe ka njoftuar policinë, ndërsa dyshohet se e moshuara ka humbur jetën një ditë më parë.

Ishte nipi i të ndjerës që kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e kësaj të fundit dhe e kishte gjetur pa shenja jete, duke lajmëruar kështu policinë.

 “Shtetasja I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se: Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale”,-njofton policia.

E moshuara jetonte vetëm me djalin e sëmurë

75 vjeçarja jetonte vetëm me djalin i cili ishte shoqëruar disa herë nga vetë policia në spitalin psikiatrik, mëson shqiptarja.com. Në këro kushte,duke ditur gjendjen e tij të shëndetit mendor u kryen hetime të imta nga ku rezultoi se shkaku i vdekjes së 75 vjeçares ishin goditjet që kish marrë nga i biri.Këtë e vërtetoi autopsia.  Vdekja e të moshuarës rikthen problematikën sociale të familjeve të cilat detyrohen të vetme të jetojnë me persona me aftësi të kufizuara mendore të cilët mund të jenë dhe të dhunshëm derisa mund të marrin dhe jetë.

Artikulli paraprakSukses në trajtimin e kancerit oral: Rasti i një 57-vjeçari nga Warangal
Artikulli i rradhës Studim: Kimikatet sintetike në produktet e përditshme mund të kenë lidhje me lindjet e parakohshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.