Sot pritet të zhvillohet protesta e Infermierëve në Prishtinë, e organizuar nga Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.
Kjo protestë vjen pas trajtimit të kërkesave të Infermierëve të SHSKUK-së, të cilët kanë paralajmëruar protesta më datë 15 shkurt.
Në përfshirjen e kërkesave të tyre, Oda e Infermierëve ka kërkuar krijimin e drejtorisë së infermierisë në QKUK, pagesën e shtesave të tregut dhe shtesave për punonjësit shëndetësorë në sistemin publik shëndetësor, si dhe përfshirjen e komunitetit infermieror në Ligjin e Pagave.
Oda e Infermierëve dëshiron një zgjidhje institucionale për këto kërkesa, duke përfshirë pagesën për punën në vikende, festa, situata të rrezikshme dhe orët shtesë të punës.




