Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhuna që buron në Tik Tok, dëmi më i madh po i krijohet adoleshentëve dhe të miturve

Lajme 16/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 28: In this photo illustration, a TikTok logo is displayed on an iPhone on February 28, 2023 in London, England. This week, the US government and European Union's parliament have announced bans on installing the popular social media app on staff devices. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Mbreti shqiptar i TIK TOK. Personazhi i famshëm në TIK TOK”, pseudonime që u vendosen individëve të cilët kanë miliona shikime në këtë aplikacion, i cili rezulton të jetë më i shkarkuari sidomos nga adoleshentët, shkruan TopChannel. 

Pavarësisht se gjuha e përdorur prej tyre është jo rrallë herë bullizuese, fyese, e ashpër, e deri në veprime në kufijtë e absurdit; fëmijët përballen me to e sipas ekspertëve tërhiqen për t’i kopjuar këto shembuj të shëmtuar që shiten online. Madje edhe gjatë procesit mësimor. 

“Që marrin pjesë në live apo bëjnë këto videot nga jeta e tyre është mosha që unë e quaj më dramatike, nga 9 deri në 13 vjeç. Unë shikoj nxënës që shkojnë në shkollë pa çanta por nuk harrojnë asnjëherë celularin me vete. Kanë kontroll këta fëmijë? Kanë ndonjë filtër para se të hyjnë në shkollë? Pavarësisht se duket shumë absurde për ne të rriturit dhe prindërit që e përdor internetin e bën edhe live në orën e mësimit. Sigurisht që do bëjë këtë, e do bëjë akoma më shumë nëse i lejohet. Çdo gjë ka të bëjë me lejimin, komunikimin e udhëzimin e fëmijëve”, tha sociologia Marsi Simo. 

Publikimi pa filtra i çdo gjëje në botën e internetit krijon për sociologët një jetë të gënjeshtërt në realitet. Më të dëmtuarit sipas tyre janë fëmijët, të cilët shpeshherë qëndrojnë me orë të gjata në rrjete sociale pa kontrollin e prindërve. 

“Prezenca në takimet me prindër është shumë e ulët. Prindërit duhet të jenë aty për fëmijët e tyre, duhet të pyesin jo vetëm për notat por edhe nëse kanë ndonjë ndryshim në sjellje. Neglizhenca e prindërve mund të lidhet edhe me kushtet ekonomike, apo me emigrimin nuk mund të përdoret si justifikim sepse për sa kohë ke lindur një fëmijë ke përgjegjësi për të”, këshillon sociologia. 

Platformat virtuale kanë kufizim moshe, por kjo manipulohet lehtësisht nga të vegjlit duke gënjyer për moshën e me krijimin e profileve të rremë. Por ekspertët nuk shohin zgjidhje ndalimin e përdorimit të tyre. 

“Nuk është censura që na ndihmon; duhet të niset nga edukimi, mbushja e kohës me aktivitete cilësore. Nëse fëmija rritet duke mos ditur modelin e duhur në të vërtetë, duke ngatërruar vlerat me antivlerat; më pas do të bjerë pre e dëshirës për të qenë dhe ai si ai model i suksesit, i parasë së shpejtë, i vipit, bullistit të tik tok-ut”, sipas Simos. 

Artikulli paraprakShqipëri: Shkon në 22 numri i rasteve me fruth, ISHP: 68% e të infektuarve të pavaksinuar 
Artikulli i rradhës Raporti zviceran: Pushimi i lehonisë duhet të zgjatet për të inkurajuar ushqyerjen me gji 

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.