Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK dhe OMK me memorandum për financimin e trajnimeve për mjekët

Lajme 16/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK dhe OMK kanë nënshkruar sot një memorandum me anë të të cilit janë marr vesh që të financojnë bashkërisht trajnime specifike për mjekët e nivelit dytësor dhe tretësor.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar Elvir Azizi dhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, kanë nënshkruar sot një memorandum për financimin e përbashkët për trajnime specifike për mjekët e nivelit dytësor dhe tretësor, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë memorandum SHSKUK do të marr përsipër 60 përqind të shpenzimeve, kurse OMK do të mbulojë 40 për qind.

Azizi ka thënë se kjo është zanafilla e një bashkëpunimi dhe hapje e institucionit ndaj Odës. “Besoj që do të bashkëpunojmë në të ardhmen. Njëra nga kërkesat tona është që t’i përmbahemi kodit të etikës së Odës së Mjekëve dhe prandaj do të gjejmë edhe forma tjera për të ngritur cilësinë e shërbimeve”, ka deklaruar Aizi.

Sejdiu në anën tjetër ka falënderuar Azizin duke thënë se kanë pritur që katër vite një drejtor për të vënë firmën në këtë memorandum.

“Që katër vjet po presim për këtë marrëveshje dhe sot në ditën përkujtimore të punëtorëve shëndetësore po e nënshkruajmë këtë memorandum”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka folur edhe për respektimin e kodit të etikës për mjekët, duke thënë se do t’i mbrojnë anëtarët e Odës brenda kornizave të ligjit. “Sa i përket etikës këtë vit kemi planifikuar që t’i njoftojmë anëtarët se cilat janë limitet që ne mund t’i mbrojmë. Ne do të mbrojmë ligjin dhe brenda ligjit nuk do të lejojmë askënd që të shkel mjekët”, ka deklaruar Sejdiu.

Përfituesit nga ky memorandum do të jenë mjekët e punësuar në institucionet e SHSKUK-së. Sipas Nenit 1.1 të memorandumit, përfituesit do të kushtëzohen me punë deri në 3 vite me orar të plotë në SHSKUK ose kthim të mjeteve që kanë përfituar për trajnim.

Sipas Nenit 1.6 klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale do të përpilojnë listat vjetore me lëmitë prioritare dhe planet vjetore të trajnimeve. Përzgjedhjen e mjekëve do ta bëj SHSKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Ndërrimi i krahëve për vaksinat mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.