Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si reagon truri ndaj dashurisë, fakte interesante

Jetë 17/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashuria është një koncept shumë dimensional dhe në një mënyrë ose tjetër mund të krijojë varësi.

Por ndryshe nga varësitë e tjera, dashuria, ose të paktën idea e një marrëdhënieje të shëndetshme, ju bën më të shëndetshëm.

Dashuria me shikim të parë ekziston me të vërtetë

Kush e ka provuar e di shumë mirë çfarë sikleti është kjo trullosje e ëmbël.

Pëllëmbët djersiten, zemra të duket sikur do të dalë nga kraharori dhe shpresa se personi që ua ka rrëmbyer zemrën, ushqen të njëjtat ndjenja, është e lartë.

Të gjitha këto, janë reagime të sistemit nervor që shkakton një kaskadë reagimesh stresuese dhe mbi të gjitha shumë adrenalinë.

Sa më shumë të kaploheni nga dashuria, aq më i lartë do të jetë niveli i kortizolit dhe hormoneve të stresit.

Stresi kronik është shumë i ashpër ndaj organizmit, por stresi i dashurisë mund t’ju bëjë më të mirë, më të zotë dhe më guximtarë.

Stresi i dashurisë është diçka e mirë

Fluturat në stomak nuk janë lojëra emocionale.

Disa ekspertë janë të mendimit se një dozë e vogël ankthi arrin të forcojë një lidhje romantike.

Pasiguria që ndihet në fazat fillestare të dashurisë (më do apo s’më do) mund të nxisë një nivel të lartë të kortizolit që më pas, nëse partneri juaj jua rikthen dashurinë, mund të shumëfishojë ndjesinë e afrimitetit.

Romantikët e pashpresë? fajin e ka kortizoli     

Ka disa njerëz që janë shumë më romantikë dhe pasionantë se të tjerët.

Studimet kanë treguar se ata janë të prekur nga nivele të larta të kortizolit dhe hormoneve të tjera të stresit.

Fiksimi shkaktohet nga një kimikat nervor

Studimet tregojnë se të kaluarit kohë me dikë që do, shkakton të njëjtin emocion si një lëndë narkotike.

Të paktën, kështu e koncepton truri. Sistemi nervor e shikon dashurinë si një shpërblim dhe e kërkon atë gjithmonë.

Si dashuria, ashtu edhe lëndët narkotike apo akullorja nxisin çlirimin e dopaminës, transmetuesi nervor që ju nxit të kërkoni më shumë.

Dopamina është hormon që nxit dëshirën për të qenë më të suksesshëm në arritjen e objektivave.

Kur ju merrni atë që dëshironi, truri kënaqet për pak kohë.

Kështu ju formoni një traditë të mirëfilltë që mund t’ju çojë në rrugë të gabuar ose drejt një marrëdhënieje të lumtur.

Hormoni i dashurisë për një marrëdhënie të ngushtë

Ekzaltimi i dashurisë i nxitur nga dopamina, zbehet dhe ndiqet nga reagimet fizike.

Përqafimet dhe ledhatimet nxisin çlirimin e oksitocinës që promovon një lidhje të fortë.

Kjo lidhje emocionale dhe fizike nxit çlirimin e vasopresinës që shkakton instiktin mbrojtës dhe atë territorial.

Më pas partnerët, përballen me ankthin e ndarjes që i afron ata më shumë.

A e keni vënë re se shumë çifte vishen njësoj, me të njëjtin stil apo ngjyra.

Studimet tregojnë se në një marrëdhënie të fortë, gjëndja psikologjike dhe rrahjet e zemrës të çiftit pasqyrojnë njëra-tjetrën.

Të lumtur përgjithmonë

Kur keni gjetur dashurinë e vërtetë, përfitimet që do të merrni janë me të vërtetë të mëdha.

Studimet kanë treguar se një marrëdhënie e mirë ju bën më të shëndetshëm dhe ju zgjat jetën.

Njerëzit që kanë një marrëdhënie të lumtur sëmuren më rrallë.

Një marrëdhënie e lumtur është një nga anti-depresivët më të mirë natyralë në jetë./AgroWeb.org

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakStudim: Roli i prindërve në parandalimin e zhvillimit të simptomave të ADHD te fëmijët
Artikulli i rradhës Një rast i rrallë: Sukses në trajtimin e dy tumoreve të gjirit te një paciente në Mumbai

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.