Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kërkohet të rritet edukimi për shëndetin mendor në shkolla e universitete 

Lajme 20/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe Qendra Amerikane e Solidaritet me seli në Tiranë, kanë mbajtur të martën konferencën dy-ditore “ Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”. 

Në këtë konferencë morën pjesë edhe pjesëmarrës e drejtuesve të lartë të Qendrës së Solidaritetit me seli në Uashington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, falënderoi të pranishmit për këtë konferencë, me ç’rast tha se konferenca e sotme dëshmon një front të përbashkët të angazhimeve në shërbim të arsimit. 

“Jemi të nderuar që përfaqësuesit e këtyre sindikatave simotra bashkë me përfaqësueset e sindikatës nga Sllovenia janë bashkë me ne në këtë aktivitetet dhe dua t’i falënderoj. Kjo konferencë dëshmon se bashkërisht e duke krijuar një front të përbashkët të angazhimeve në shërbim të arsimit, mund të ndihmojmë në ndryshimet për të mirën e një shkolle e për një arsim më cilësor”, tha Jasharaj. 

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, e konsideroi thelbësore këtë konferencë dhe se shpreson që të përdoret në ndryshimin dhe zhvillimin e shkollave në vend. 

“Sot jemi mbledhur në angazhim te përbashkët për të diskutuar për shëndetin mendor. Kjo temë është në kohën e duhur dhe thelbësore për shkak te rëndësisë që ka adresimi i shëndetit tonë mendor dhe nuk është vetëm detyrim por është një obligim i komunitetit tonë. Shpresojmë që këto diskutime të na dërgojnë ne zhvillimin e shkollave dhe ta përdorim këtë konferencë si një katalizator në ndryshimin e zhvillimin e shkollave tona”, tha Hykolli.https://zeri.info/inarticle.html 

E kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, kërkoi nga institucionet që të rrisin edukimin për shëndetin mendor në shkolla e universitete. Tha se shpesh herë keqkuptimet në çështjet e shëndetit mendor, i bëjnë njerëzit të vuajnë në heshtje dhe nuk kërkojnë trajtim për vështirësitë e tyre. 

“Shëndeti mendor është universal por mënyra se si e shprehim mund të jetë shumë e larmishme. Njohja dhe adresimi i mirëfilltë i kulturës janë tejet të rëndësishme në nxitjen e përfshirjes, uljes së stigmës dhe rritjes së barazisë në qasjen në shëndetin mendorë. Për shkak të keqkuptimeve dhe stigmës në çështjet e shëndetit mendor njerëzit shpesh vuajnë në heshtje dhe nuk kërkojnë trajtim për vështirësitë e tyre. Ky hap që keni marrë lidhet direkt me shëndetin mendorë dhe paraqet një nismë të rëndësishme për të ngritur vetëdijen dhe për të përmirësuar të kuptuarit e vështirësive apo çrregullimeve dhe njëkohësisht për të rritur qasjen në trajtimin psikologjik, psikoterapeutik për të gjithë ata që kanë nevojë”, u shpreh Gori. 

“Informim i drejt dhe bashkëpunimi me profesionistët ndihmon të përballemi me reagimin dhe reagimin ndaj kësaj situate. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi për t’u përgjigjur më efektivisht si individ, familjar dhe profesionistë. Institucionet duhet të rrisin edukimin për shëndetin mendorë në shkolla dhe në universitet për të nxitur përgjegjësimin e çështjeve të shëndetit mendor, duhet të zhvillojnë dhe zbatojnë politika që lidhen me probleme e shëndetit mendorë, mbrojtjen të drejtave të tyre dhe luftimin e diskriminimit”, u shpreh tutje ajo. 

Shawna Bader, drejtore e Qendrës Amerikane e Solidaritet me seli në Tiranë, përmendi rastin e vajzës së saj e cila vuan nga ankthi në shkollë. 

Qendra e Solidariteti është organizata me e madhe e përkushtimit të punës dhe e punëtoreve. Puna jonë udhëhiqet nga besimi prej 100 vite në dëshmi reale. Kjo konferencë synon që t’i ndaj praktikat e shëndetit mendor dhe themelor. Shoqata jonë dhe mësimdhënësit amerikan kanë qenë këtu dhe në Maqedoni të Veriut e Shqipëri për t’i vizituar kolegët e tyre. Unë jam edhe prind vetë, kam një vajzë 11 dhe vuan nga ankthi në shkollën e saj dhe ata kanë shërbime për nxënës që kanë nevojë për vëmendje shtesë dhe para një jave më kanë ftuar mua qe të shoh”, tha ajo. 

Drejtori i Qendrës Amerikane e Solidaritet me seli në Tiranë, Stiven Mecla, premtoi më shumë bashkëpunim me SBASHK-un. Ai foli edhe për takimin që ka pasur me mësimdhënës të shtatë qyteteve në Kosovë. 

 

 

 

Artikulli paraprakNjeriu i parë me një implant truri kontrollon një mi me mendimet e tij 
Artikulli i rradhës Herpesi mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të demencës

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.