Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtoresha e Shëndetësisë flet për rastin e 4-vjeçares: Kemi folë me mjekët, i kemi të gjitha incizimet e kamerave

Lajme 21/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Adelina Shehu-Kola ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së 4-vjeçares dhe ka folur për akuzat e prindërve për neglizhencë.

Ajo ka thënë se bashkë me drejtorin e QKMF-së kanë shkuar në Urgjencë për t’i verifikuar vizitat e fëmijës në fjalë.

Shehu-Kola ka thënë se aty i kanë marrë deklaratat e të dy mjekëve të cilët e kanë kontrolluar fëmijën 4 vjeçar.

Ajo thotë se pasi mjekja ia ka përshkruar terapinë, e ka udhëzuar nënën që mund ta sjellë përsëri, nëse nuk do t’i ulet temperatura fëmijës.

“Unë e japë deklaratën time si institucion. Me të marrë lajmin dje rreth pasdites, bashkë me drejtorin e QKMF kemi shkuar në Urgjencë për t’i verifikuar vizitat e fëmijës. Aty kemi marrë deklaratat e dy mjekëve të cilët e kanë vizituar. Deklarata e parë ka qenë kur nëna ka shkuar me fëmijë në datën 16 rreth orës 14 dhe është vizituar janë dëgjuar mushkëritë dhe zgavra e gojës, fyti sepse ka qenë pak i skuqur, ka qenë me temperaturë me 39. Mjekja e cila e ka përshkru terparinë, i ka thënë nënës nëse vazhdon me temperaturë atëherë mund ta sillni prapë, sepse ka qenë gjendje gripoze”, ka thënë ajo.

Më pas ajo ka treguar se vizita e dytë ka ndodhur në orën 23:00, ku e njëjta ka hyrë në njësinë e Urgjencës, dhe aty pasi mjeku e ka vizituar fëmijën dhe pas dhënies së terapisë së drejtpërdrejtë e ka udhëzuar për shkuarje të menjëhershme në spital.

“Tek vizita e parë, e orës 14, mjekja, thotë nuk ka pas shenja dhune. Në ora 23, që e njëjta paciente vjen prapë në ora 23 e 21, hyn në njësinë e urgjencës, pastaj ekipi kujdestar e shtrijnë menjëherë në krevat dhe i japin terapi. Po aty thotë nona, që një fëmijë e ka qëlluar në gjoks. Mjeku e viziton dhe e sheh që për shkak të temperaturës, me administrim të terapisë së drejtpërdrejt dhe pas 10-15 minutave ia jep udhëzimin për spital.”, ka thënë tutje drejtoresha në T7.

Sa i përket pretendimeve për shenja dhune, ajo ka thënë se mjekët kanë pohuar se në asnjërën prej vizitave s’kanë vërejtur shenja dhune, ndonëse nëna ka pretenduar se fëmija ishte goditur në gjoks.

“Në vizitën e parë, nëna nuk e ka shpreh një dhunë apo shfaqje të shqetësimit të fëmisë, përveç zjarmisë. Sepse fëmija ka shkuar duke qajt. Të dy mjekët pohojnë, se nuk kanë parë shenja dhune në pjesën e gjoksit, siç e përshkruan nëna. Sa i përket kujdesit primar, unë për këtë punë i falënderova mjekët, sepse e kanë dhënë ndihmën në kohën e duhur. I kemi të gjitha video-incizimet, se kur hyn pala, se si trajtohet e krejt. Këto do t’i dërgojmë në polici dhe prokurori, deri në zbardhje të rastit”.

“Prokuroria dje ka qenë në urgjencë dhe mjekësi familjare. Ne s’kemi qenë të njoftuar. E kanë lënë një letër. Që nga data 17 deri 19 të vijnë të gjitha dokumentacionet për rastin. Por tek ne është vizituar në datën 16, dhe prokuroria ka kërkuar nga data 17. Nesër do të merrem me këtë. Ne i kemi nxjerrë të gjitha incizimet, deklaratat e të dy mjekëve. Me video-incizime, shihet kur hin e kur del pacienti, që e ka letrën dhe që i ipet udhëzimi për spital. Nga ora 23 e 28 kur del nga Urgjenca, nuk jemi në ngjarje se çfarë ka ndodhur me atë fëmijë”, ka përfunduar ajo.

Artikulli paraprakVirusi i zakonshëm i ‘ftohjes’ mund të dyfishojë rrezikun e demencës, zbulon një studim i ri
Artikulli i rradhës Policia: Në barnatoren e lagjes “Ulpiana” u grabitën barna e shiringa në vlerë të 800 eurove

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.