Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar shkollën e mesme të ulët, “Hyzriu e Samiu”, në fshatin Letanc të Podujevës. Aty, filloi vaksinimi kundër papilloma virusit human (HPV) që parandalon kancerin në qafën e mitrës, raporton Ekonomia Online.
“Po fillojmë vaksinim e vajzave të klasave të gjashta me vaksinën HPV e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës. Kosova edhe në shekullin e kaluara ka vuajtur nga sëmundjet ngjitëse dhe ka pas vdekje të panumërta të qytetareve tanë gjatë shekullit të kaluar si pasojë e këtyre sëmundjeve.”, tha Vitia.



