Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime njofton për shtimin e shërbimeve analitike për pacientët.
Përveç shërbimeve 24-orëshe shëndetësore, pacientët do të kenë mundësinë të kryejnë analizat e hemogramit, sendimentit dhe CRP-së, si dhe glikemisë dhe atë të urinës.
Së shpejti, do të jenë në dispozicion edhe analizat e Troponina I dhe D-Dimmeri./GazetaShneta/



