Studimi i fundit nga Universiteti i Edinburgut ka nxjerrë në pah potencialin e dëmshëm të paracetamolit për mëlçinë, veçanërisht në rastet e mbidozimit. Ky zbulim është i rëndësishëm pasi paracetamoli është një nga ilaçet më të përdorura për trajtimin e dhimbjeve në mbarë botën.
Studimi ka evidentuar se paracetamoli mund të shkaktojë dëme në mëlçi duke ndërhyrë në strukturën e saj qelizore, sidomos në rrethana të caktuara, shkruan Hindustan Times, transmeton Gazeta Shneta.
Këto ndërhyrje në nivel qelizor mund të shkaktojnë dëme serioze në funksionimin e mëlçisë dhe në raste ekstreme, mund të çojnë në dështimin akut të mëlçisë, një gjendje shpeshherë fatal.
Studimi gjithashtu thekson nevojën për kujdes në përdorimin e paracetamolit dhe thekson se ndikimi i tij në mëlçi mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut.
Kërkimet e mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar më mirë mekanizmat e dëmtimit të mëlçisë nga paracetamoli dhe për të zhvilluar strategji të reja për trajtimin e dhimbjeve që minimalizojnë rrezikun për mëlçinë.


