Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbuloni nëse jeni të stresuar, përmes këtyre 15 shenjave jo dhe aq të zakonshme

Jetë 24/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pa e kuptuar, stresi mund të ndikojë në jetën dhe shëndetin tonë në shumë forma. Lexoni në vijim disa simptoma të fshehta që tregojnë se mund të jeni duke përjetuar shumë stres.

  1. Keni dhimbje të nofullës ose dhëmbëve: Nëse keni vënë re probleme ose dhimbje te nofulla ose dhëmbëve, mund të jeni nën një stres mjaft të fortë. Kërcitja e dhëmbëve, e njohur si bruksizëm, është diçka që mund ta bëni pavarësisht nëse e kuptoni apo jo – shumë prej nesh e bëjnë në gjumë, gjë që mund të çojë në dhimbje të rënda gjatë orëve të zgjimit.
  2. Probleme me kujtesën: Pavarësisht nëse e keni të vështirë të përqendroheni, ose po harroni gjërat që më parë i mbanit mend lehtësisht, mund të jeni të trullosur dhe në stres.
  3. Probleme me menstruacionet: Ndryshimet e papritura në ciklin mensutrual mund të tregojnë se po duroni shumë stres dhe duhet t’i kushtoni vëmendje. Duke gjurmuar simptomat fizike dhe emocionale çdo muaj, do të kuptoni nëse periodat vijnë me vonesë ose ndryshojnë papritur, kjo e fundit një shenjë e sigurt se mund të keni të bëni me stresorë emocionalë.
  4. Po përballeni me probleme me tretjen: Ju mund të mos mendoni se stomaku dhe truri kanë shumë të përbashkëta, por rezulton se shëndeti i tretjes është shumë i lidhur me nivelet e stresit, duke përfshirë urthin, diarrenë ose kapsllëkun.
  5. Pini shumë ujë: Nëse e gjeni veten duke shkuar për të pirë ujë më shpesh dhe nuk mund ta kuptoni pse, mund të jeni të dehidratuar falë stresit të tepërt.
  6. Muskujt i keni të lënduar dhe të tensionuar: Kur jeni në stres, muskujt tuaj përgjigjen duke u tendosur në mënyrë të pavullnetshme, gjë që mund të çojë në shumë dhimbje trupi.
  7. Flini shumë pak – ose aspak.
  8. Po shihni ëndrra të çuditshme: Nëse e gjeni veten duke u zgjuar nga ëndrra të këqija, truri mund të jetë duke punuar në mënyrë të pandërgjegjshme me gjëra që nuk i keni përballuar ende gjatë orëve të ditës.
  9. Koka juaj “pulson” vazhdimisht: Dhimbjet e kokës nga tensioni dhe migrena janë një efekt anësor i zakonshëm dhe i dhimbshëm i stresit, por të sëmurët mund të mos e kuptojnë se dhimbja e kokës lidhet me stresin.
  10. Po përjetoni ndryshime të oreksit ose peshës: Kur jemi të stresuar, shpesh shfaqet më qartë në oreksin tonë dhe me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në ndryshime të peshës në çdo drejtim.
  11. E keni të vështirë të argëtoheni: Nëse befas po gjeni më pak kënaqësi te gjëra që normalisht ju bënin të lumtur (për shembull, një darkë me miqtë ose aktiviteti juaj i preferuar fizik), mund të jetë një shenjë se keni shumë gjëra që ju shqetësojnë.
  12. Vini re se djersiteni shpesh: Djersa e stresit nxitet nga të njëjtat hormone (si djersa nga mbinxehja), kryesisht adrenalina, që na shtyjnë të reagojmë shpejt kur përballemi me një situatë kërcënuese.
  13. Po gjeni probleme të reja në një marrëdhënie të lumtur: Stresi mund të ketë shumë ndikime të dëmshme në marrëdhënie. Nëse gjeni veten duke shkaktuar zënka pa asnjë arsye, duke mos komunikuar me partnerin/en, stresi mund të ketë një rol të madh.
  14. Keni rënie flokësh: Nëse filloni të humbni më shumë flokë nga zakonisht, gjeni më shumë qime në krëhër ose në të gjithë rrobat, ndoshta stresi është arsyeja.
  15. Sëmureni shpesh: Stresi ndikon shumë në sistemin imunitar, duke ju bërë më shumë gjasa të sëmureni. Dhe më pas, sapo të jeni të sëmurë, do ta keni më të vështirë të luftoni infeksionin./Anabel/
Artikulli paraprakStudim: Mbidozimi i paracetamolit paraqet rrezik të madh të dështimit akut të mëlçisë
Artikulli i rradhës Dr. Sadiku nënvizon suksesin e stafit mjekësor në kryeqytet: Falënderimet nga qytetarët si motiv për shërbim cilësor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.