Drejtori i shëndetësisë në kryeqytet Izet Sadiku është shprehur i kënaqur me punën e stafit shëndetësor në komunën e Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook ai ka ndarë disa nga letrat dhe mesazhet që ka marrë nga qytetarët të cilët kanë falënderuar punonjësit shëndetësorë, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas tij, këto falenderime të vazhdueshme janë motiv që të vazhdojnë në dhënien e shërbimeve më cilësore për qytetarët e kyeqytetit.
Dr. Sadiku ka falënderuar stafin mjekësor për punën e palodhur për të qenë gjithmonë dhe në çdo kohë afër pacient./Gazeta Shneta/