Studimi i fundit zbulon se terapia me dritë të kuqe ofron një mënyrë efektive për të ulur nivelet e sheqerit në gjak, veçanërisht për njerëzit me diabet të tipit 2. Në një botë ku numri i personave me diabet është në rritje, kjo gjetje hap rrugën për një alternativë të re në menaxhimin e kësaj gjendjeje.
Studimi, i publikuar në Journal of Biophotonics, tregon se terapia me dritë të kuqe ka efekte pozitive në metabolizmin e glukozës. Drita e kuqe, e përdorur në një periudhë të caktuar para ushqimit, ka rezultuar në uljen e nivelit maksimal të sheqerit në gjak dhe në uljen e niveleve totale të sheqerit gjatë një periudhe dy orëshe pas konsumimit të glukozës, shkruan Medical, transmeton Gazeta Shneta.
Nëpërmjet një sërë eksperimentesh, studiuesit konfirmuan se drita e kuqe depërton në mitokondrinë e qelizave të trupit, ndihmuan në prodhimin e më shumë energjisë dhe në reduktimin e niveleve të sheqerit në gjak. Kjo gjetje sjell një ndriçim të ri në përdorimin e terapisë me dritë të kuqe për të menaxhuar diabetin dhe rrezikun e lidhur me nivelet e larta të sheqerit në gjak.
Studiuesit gjithashtu përmendin se përfitimet e terapisë me dritë të kuqe nuk përfshijnë vetëm pacientët me diabet. Edhe pjesëmarrësit e shëndetshëm në studim treguan ulje të niveleve të sheqerit në gjak pas trajtimit me dritë të kuqe, duke hapur rrugën për përdorimin e kësaj terapie si një mjekim ose mbështetje për të gjithë.
Kjo gjetje sugjeron një qasje inovative në menaxhimin e diabetit dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Siç konfirmoi Dr. Michael Powner, një nga bashkë-drejtuesit e studimit, një ekspozim i shkurtër ndaj dritës së kuqe mund të ketë një ndikim të dukshëm në nivelet e sheqerit në gjak, gjë që mund të jetë e rëndësishme për pacientët me diabet të tipit 2 dhe për të gjithë ata që janë në rrezik për këtë sëmundje.
Ndërsa studimi sjell një dritë të re mbi përdorimin e dritës së kuqe në mjekësinë bashkëkohore, nevojiten kërkime të mëtejshme për të sqaruar në mënyrë të plotë efektet dhe përfitimet e kësaj terapie në kontrollin e diabetit dhe në shëndetin e përgjithshëm./Gazeta Shneta/


