Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dreshaj: Deri sot 20 mjekë kanë tërhekur licensën për t’u punësuar jashtë

Lajme 25/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se deri sot 20 mjekë kanë tërhekur licensën në mënyrë që të punësohen jashtë.

Dreshaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se ikja e profesionistëve po vazhdon.
“Ekzodi i rinisë dhe profesionistëve mjekësorë po vazhdon. Deri sot 20 mjekë kanë tërhekur licensën për t’u punësuar jashtë”, tha Dreshaj.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, konsideron se mjekët në Kosovë kanë rrogë dinjitoze dhe ndër më të lartën në Ballkan, si shkak i rritjes së vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave.

E krahas rritjes së pagave për mjekët, Vitia ka përmendur edhe përkushtimin që kanë për renovimin e klinikave në QKUK e Spitale të Përgjithshme.“E para nga viti i kaluar mjekët tashti kanë një rrogë dinjitoze nga rrogat më të larta që kanë mjekët në regjionin e Ballkanit perëndimor. Në anën tjetër jemi duke investuar në çdo vend janë katër klinika bosh në QKUK që janë para renovimit rrënjësor për të përmirësuar kushtet dhe është duke punuar më të madhe në bllokun operativë, cili kur nuk ka pasur filtra si duhet sterilizimi dhe kemi çaluar shumë me infeksione intra spitalore për shkak mungesës së këtyre filtrave dhe po bëhen sallat moderne në krejt bllokun operativ në QKUK”, theksoi Vitia, teksa thotë se nuk ka pasur investime në të kaluarën.

“Në anën tjetër po vazhdojmë edhe investime në spitalet e përgjithshme, sepse një pjesë e madhe e problemeve edhe në Qendrën Klinike Universitare është sepse nuk ka pas investime për një kohë shumë të gjatë në spitale të përgjithshme qoftë në infrastrukturë, qoftë në aparatura dhe këtë jemi duke e bërë vazhdimisht, në anën tjetër jemi duke ndryshuar aspektin legjislativ në vitin e kaluar ka kaluar ligji për çmimin e produkteve farmaceotike, Ligji për sigurime shëndetësore i cili do të jetë edhe baza e themelit bashkë me të gjitha këto investimet tjera që i përmenda të reformës së parikthyeshëm më në sistemin shëndetësore”, u shpreh ai./Gazeta Blic/

Artikulli paraprakLaboratori i toksikologjisë jashtë funksionit që prej zhdukjes së provave të rastit Dehari
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.