Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjermania legalizon kanabisin, a duhet edhe Kosova? – Flet doktoresha nga Gjermania

Lajme 27/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Doktoresha shqiptare në Gjermani ka thënë se legalizimi i kanabisit është ndikim pozitiv për pacientët me sëmundje kronike, por ka theksuar se kjo gjë për Kosovën është ende shumë herët.

Doktoresha shqiptare, që jeton dhe punon në Gjermani, Aurora Dollenberg, për vendimin e fundit të parlamentit gjerman për legalizimin e kanabisit, ka theksuar se një nga arsyet kyçe për këtë vendim ishte rritja e shpejtë e konsumit të kanabisit nën moshën 18 vjeç.

Por, kjo gjë për Kosovën, sipas saj, është ende herët.

Ajo ka përmendur modelin holandez dhe spanjoll si shembuj, ku legalizimi i kanabisit është bërë prej disa vitesh.

Diskutimet për legalizimin e kanabisit kanë qenë të pranishme në Parlamentin gjerman për dy vjet, dhe vendimi përfundimtar u mor me mbi 50% të votave.

“Edhe pse ende nuk është një ligj i përfunduar, është vendosur që këtë vit të përcaktohen rregullat dhe statistikat për konsumatorët që deri më tani kanë përdorur kanabisin nga tregu i zi”, ka thënë ajo për emisionin “Rreth e Rrotull”.

Sipas saj, një nga avantazhet e këtij vendimi është për pacientët me sëmundje kronike, duke theksuar se ata nuk do të kenë më nevojë për receta mjeku për të përdorur kanabisin.

“Një nga aspektet është më mirë, që pacientet që ne kemi, që janë me sëmundje kronike, siç mund të jetë kanceri ose sëmundje reumatologjike, kur dhimbja është kronike këta pacient nuk do të kenë më nevojë për recetën e mjekut, do të bëhen automatikisht me atë indikacionin mjekësor që kanë, do të bëhen anëtarë të këtyre klubeve që i quajmë klubet e kanabisit”, ka deklaruar ajo.

“Klubet e kanabisit do të jenë opsioni ku pacientët mund të anëtarësohen për të përdorur kanabisin me indikacion mjekësor”, ka theksuar Dollenberg.

Ndryshe nga disa vende, Dollenberg ka thënë se Gjermania do të ndjekë një model që e ndalon shitjen publike dhe të pakontrolluar të kanabisit, për shkak të një ligji të Bashkimit Evropian.

“Klubet e kanabisit do të funksionojnë si qendra të autorizuara për furnizimin dhe përdorimin e kanabisit”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, një pjesë e madhe e banorëve gjermanë do të donin të anëtarësoheshin në këto shoqata dhe të përfitonin nga legalizimi i kanabisit në një mënyrë të kontrolluar. /Dukagjini

 

Artikulli paraprak‘E turpëruar…’/ Ushtarja britanike që shërbeu në Kosovë thotë se donte të vetëvritej për shkak të abuzimeve seksuale
Artikulli i rradhës Projektligji për shëndetin riprodhues, Reshitaj: Mund të ketë martesa mes vëllait e motrës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.